Mandati i Rakipit, PDIU-PD-së: E
keni halë në sy, Interpol ka folu

Mandati i Rakipit, PDIU-PD-së: E<br />keni halë në sy, Interpol ka folu
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është përgjigjur me tone të ashpra Partisë Demokratike pas kërkesës për heqjen e mandatit deputetit Aqif Rakipi. PDIU deklaron se deputeti Rakipi është verifikuar e stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për dekriminalizimin dhe zyrtarisht nga Interpol e Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij. Më tej, përmes një deklarate për media, PDIU sqaron se Rakipi gëzon një mbështetje të madhe në Elbasan dhe kjo është halë në sy për PD, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark. 

Gjithashtu, PDIU i drejtohet direkt Lulzim Bashës që të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me propagandën e komunizmit, por të paraqesë fakte e jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj Prokurorisë.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Lulzim Bashës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me nenin e agjitacion-propagandës të komunizmit, por të kuptojë se në shtetin ligjor ka detyrimin të paraqesë fakte dhe jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj prokurorisë”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Deklarata e plotë:
Është për të ardhur keq që dramën e humbjes me pazar të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha dërrmimin e tij në Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, kërkon ta transferojë diku tjetër. Z. Aqif Rakipi është verifikuar dhe stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij. Ai është deputet për herë të dytë, me një mbështetje të madhe në Elbasan, dhe duket se kjo është hal në sy për Partinë Demokratike, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Lulzim Bashës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me nenin e agjitacion-propagandës të komunizmit, por të kuptojë se në shtetin ligjor ka detyrimin të paraqesë fakte dhe jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj prokurorisë. Z. Rakipi ka qenë dhe mbetet i hapur për çdo investigim, sa herë këtë ta kërkojë kushdo, por shpifjet nuk mund të përbëjnë element të jetës politike të vendit tonë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin