Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë ankimin e ish kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili i shkarkuar me vendim qeveria pas videoskandalit seksual.
Dy javë më parë Xhelili depozitoi në kushtetuese padinë e tij duke kërkuar rikthim në detyrë dhe shpallje si antikushtetues të vendimit që e shkarkoi atë nga detyra.

ReportTv ka mësuar se Gjykata Kushtetuese në dhomë këshillimi ka vendosur ta kalojë në seancë padinë e Shukri Xhelilit.

Kjo seancë pritet të mbahet brenda muajit korrik ku pritet që Xhelili të paraqes argumentet e tij për paligjshmërinë e vendimit që e shkarkoi nga detyra pas videoskandalit ku në këmbim të marrëdhënieve seksuale ai ofronte punësim për një të re nga Dibra dhe rritje rroge.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)