Mandati i tretë i Edi Ramës dhuratë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, çështja e detit përballë një opozite të 'dalë mendsh'

Mandati i tretë i Edi Ramës dhuratë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, çështja e detit përballë një opozite të 'dalë mendsh'

Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta

Nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë, do ta marrë falë Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë marrë peng Lulzim Bashën dhe PD-në, duke i përdorur si mburojë përballë fundit të tyre politik.

Vetëm një opozitë e dalë mendsh dhe e bjerrur gënjen kot dhe rreket të manipulojë opinionin publik, në mënyrë krejtësisht të panevojshme dhe vetëvrasëse.

Në vend që të tregohet e vërtetë, të paraqesë një alternativë të besueshme dhe të reflektojë për zullumet që ka bërë, me qëllim për të fituar besimin e të pavendosurve, përpiqet të akuzojë kundërshtarin për akte që ka bërë vetë, kur ishte në pushtet.

Të ndalemi tek një shembull konkret i ditëve të fundit. Greqia ka vendosur të zgjerojë hapsirën detare nga 6 deri në 12 milje, siç ka bërë edhe Shqipëria në vitin 1990.

Çdo shtet ka të drejtë të zgjerojë detin e saj territorial deri në 12 milje, por vetëm kur e lejon pozita gjeografike, pra kur hapësira detare mes dy vendeve është të paktën 24 milje.

Zgjerimi bëhet në bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, e nënshkruar nga të dy vendet.

Vendimi i Greqisë në raport me Shqipërinë nuk ka asnjë vlerë juridike, ashtu sikurse nuk ka as vendimi i Shqipërisë në raport me Greqinë, për arsyen e thjeshtë se, distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje mes Korfuzit grek dhe Pemës së Thatë (pranë Kasamilit) të Shqipërisë, distanca është më pak se 2 milje.

Në raport me Shqipërinë, Greqia nuk ka se si të zgjerohet me 12 milje, sepse i bie që të zgjerohet deri te Syri i Kaltër. Greqia do zgjerohet me 12 milje aty ku distanca është më shumë se 24 milje.

Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e bazuar në dokumente. Të tjerat janë si lajmi i rremë i porositur nga Ilir Meta me para të pista, për 1300 kontenierët me mbetje që kishin hyrë në Shqipëri, thua se ishin lakuriqë nate.

Po si e tjetërsojnë, manipulojnë, përdhosin këtë të vërtetë Berisha dhe Meta, me shpresën se duke identifikuar kundërshtarin si tradhtar, do fitojnë pikë dhe rrjedhinisht më tepër vota?

Del Sali Berisha dhe thotë se vendimi i Greqisë për t'u zgjeruar me 12 milje është tradhti e Edi Ramës, thua se Athina pyet Ramën kur merr vendime! Sipas tij, Rama dhe krerët e shtetit grek kanë bërë një pakt të fshehtë për t'i marrë detin Shqipërisë.

Qëndrimi i Berishës ishte një mesazh për Luzim Bashën, i cili në siklet të madh, doli dhe bëri gjashtë pyetje mbi tradhtinë imagjinare të shpikur nga ustait të tij. Më pas, me tezën e tradhtisë del edhe Gjergj Elez Alia i LSI, Petrit Vasili dhe pas tij një tufë shkretanësh politikë, në kushtrimin e Berishës dhe Metës.

Dhe kështu po fryjnë tullumbacen e kauzës së rrallës.

Me çfarë logjike politike Rama do falte detin, 4 muaj para zgjedhjeve, siç bënë Berisha dhe Basha në 2009, ku firmosën marrëveshjen në fshehtësi, pak i cili u rrëzua si antikombëtar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa u kundërshtua nga SHBA, Turqia dhe Italia?!

Si mund të falet deti, kur qeveria shqiptare nuk e firmosur asnjë marrëveshje, siç bënë Berisha dhe Basha në 2009, kur firmosën kufijtë e ri, duke falur 350 km 2 det?!

Pse Edi Ramën do të pyes shteti grek kur vendos të miratojë atë që i njeh Konventa e të Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, aty ku ia lejon pozita gjeografike?!

Këtyre ose po u dalin brirët nga qëndrimi i gjatë në opozitë, duke humbur çdo sens arsyetimi dhe moraliteti, ose duan t'u vendosin brirë mbështetësve të tyre, të cilëve u thonë se 'kemi fituar' edhe kur humbin zgjedhjet.

Cilin grup shoqëron kanë iluzionin se mund të manipulojnë?! Kush i këshillon? Me këtë strategji fyese do humbasin edhe vendin e dytë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë