Dy ditë pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nis sot takimet me kryetarët e partive politike. Kryeministri ka 23 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri ose në të kundërt vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vendore.
Sot Kurti do të presë në takim në godinën e Kuvendit në orën 11:00 kryetarin dhe nënkryetarin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe Lufti Hazirin.
Kosova vijon të jetë në ngërç për zgjedhjen e kreut të shtetit pas Kuvendi dështoi për ta zgjedhur brenda afateve kushtetuese. Aktualisht detyra e presidentit ushtrohet nga kryetarja e Parlamentit Albulena Haxhiu.
Lajmi në përditësim...
Komente










