Mandati i Xhaçkës, Meta: Gjykata Kushtetuese e kapur nga Rama-forma! Për zgjedhjet në Himarë do kemi të njëjtin qëndrim si PD

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë.

Sa i përket vendimit të sotëm të Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga Rama dhe se qëndrimet e saj duhet të  ishin të prera dhe të qarta me kohë.

“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është i kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.

Në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

Ai shtoi se Partia e Lirisë do të mbajë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike. Lidhur më zgjedhjet në Himarë, duke të theksoj se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz.

“Gjithçka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur. Në lidhje me bashkinë  e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD”- tha Meta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale