Mandati i Xhaçkës, Saimir Korreshi në 'Studio Live': Partia Socialiste t'a dërgojë në Gjykatë Kushtetuese! Edhe unë do doja 10 mijë m2 plazh...

Deputeti Saimir Korreshi foli për ‘Studio Live’ në Report Tv drejtpërdrejtë nga parlamenti, ku po mbahet seanca plenare. Tema e ditës ka qenë mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka. Korreshi shprehet se Partia Socialiste duhet ta lërë çështjen të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

'Mandati është përkeqësuar këto ditët e fundit. Për pronat e Gaçit kanë hyrë njerëz në burg. Nuk ngelet çfarë të themi. Ça frike kanë që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Është hera e parë që i dalin kundër. Mendoj se sot PS duhet, meqë ka besim te GJK, duhet ta çojë. Është ajo që jep fjalën e fundit. Janë ata që edhe në vendime të mëparshme kanë vendosur.'

Nga ana tjetër, ai thotë se bashkëshorti i Xhaçkës nuk ka qenë investitor i asistuar, por strategjik pasi ka përfituar 10 mijë metra katrorë.

'Të furtunës gotës rakisë që përmendi Xhaçka, ne nuk kemi qenë as dehur as të paditur. Jemi të bindur te interpretimi i relacionit. Pretendimet ti bëjë te Gjykata Kushtetuese. Nuk jemi në kohën e Enverit që të themi nuk duhet gjykuar Xhaçka. Po të jetë kështu hajde se po bëhemi të gjithë investitorë strategjikë. Edhe unë doja dy shezllone atje. Mirë do ishte të kisha 10 mijë metra plazh. Tja lëmë Gjykatës Kushtetuese.'

Korreshi komentoi edhe arrestin e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça lidhur me hetimet e rrjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS. 

'Këtu drejtorët i bëjnë të gjithë. Edhe te bashkia, edhe ministrat. Ministrat kanë fjetur gjumë. U bë kokë turku drejtori. Ka përgjegjësi. Por a ka përgjegjësi të tjera, a është luajtur skema e patronazhimit. Nuk ka bërë vaki që në Komisionet Hetimore nuk vjen mazhoranca', u shpreh Korreshi.

Ndërsa gazetari Flogert Muça, në lidhje Skype u shpreh sa i përket TIMS-it opozita e përdor për politikë dhe retorikë pasi duhen fakte dhe prova.

'Sa i përket TIMS, mendohet se janë shkarkuar të dhënat dhe nuk dihet ku kanë vajtur. Zotria në fjalë, Ervin Muça thotë që kam bërë një back-up nga risku i sulmeve. Ajo që bën Korreshi dhe kolegët janë gjyqe popullore dhe retorikë. Ne flasim mbi fakte dhe prova. Ndryshe nga ajo koha kur nuk kisha lindur. Sot duhen fakte dhe prova që vërtetojnë akuzat. Politika del akuzon shan fyen dhe kërkon të maksimizojë votat. Është një gjë që duhet parë në këtë prizëm.

Ngritja e Komisionit të Sterilizimit për gazetarin është mjaft vonë pasi SPAK tashmë e ka kryer punën hetimore.

'Sterilizimi është si koshi pas të vjelave. Këta që shpallin fitoren u nënshtrua Rama na dha komisionet. Tani e pranojnë që nuk fituan gjë, dy komisione krejt periferike. Janë çështje që Ramës në kuptimin politik dhe retorik nuk i prishin ndonjë punë të madhe. Doktorit i jep një argument që nuk hyra në parlament pa marrë gjë. Janë situata që nuk duhen ngatërruar. Sterilizimin po e bën Prokuroria shumë mirë edhe TIMS. Ata dalin e bëjnë retorikën e tyre. Në finale Edi Rama, Ilir Beqja, Sali Berisha shkojnë para qytetarëve dhe iu jepet një lloj verdikti me votë nga qytetarët. Rama merr 700 mijë vota, doktori dhe Basha janë më poshtë. Drejtësia godet më shumë në imazh opozitën, pasi opozita nuk e njeh SPAK-un. Lufta nuk është as për mandatin e Xhaçkës, as për punësimin as për ekonominë. Nuk flet njeri për punësimin', tha ndër të tjera gazetari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Protesta para bashkisë, Flogert Muça: Marrin pjesë vetëm organizatorët, i bëjnë nder Veliajt

 

Gazetari Flogert Muça komentoi në 'Studio Live' protestën e sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Sipas tij, kjo protestë nuk bën sens dhe është absurde.

'Fakti që ata sot po protestojnë janë Argita që ka të atin dhe bashkëshortin në SPAK dhe nuk e njeh. Dalin e protestojnë pse ky SPAK që nuk njohin nuk marrin Veliajn. Absurde logjika. E dyta pastaj pjesëmarrja, aty që shkon e bija e kryeministrit, Ilir Meta, janë aq sa atje te ballkoni, bën kërcitje. Nuk do të thotë që nuk ka pakënaqësi me Ramën dhe Veliajn. Po këtu diferencohet nëse këtë  pakënaqësi ti e kapitalizon si besim ndaj vetes. Aty shkon Adriana Kalaj, Lusha etj. Janë vetëm organizatorët. Pjesëmarrja, mesazhi e kanë bjerrë protestën. Sikur të kishte 10 qytetarë që nuk janë këto fytyra do të kishte më shumë sens. Këto i bëjnë nder Veliajt. I tregojnë njerëzve, që nëse ka probleme skuadra e Veliajt, këtu ka një skuadër me probleme. Ky është problemi i kësaj proteste.'

Ora 17:32
Arrestimi i drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Korreshi ironizon: Drejtorët i bëjnë gjitha, ministrat flejnë gjumë

Deputeti opozitar Saimir Korreshi foli në 'Studio Live' edhe për 2 komisionet hetimore të dakordësuara në Kuvend. Ndërkohë për 2 komisione të tjera që nuk u ngritën dhe që lidhen me oligarkë, Korreshi tha se do të kërkojë të ngrihen në shtator.

'Për mua gjithë oligarkët, që s’po lënë gjë pa marrë, deri dhe shkrepset. Kërkesat për dy të tjerat do të bëhen në shtator, momentalisht vetëm për këto u gjet dakordësia. Të merremi si janë bërë lekët e buxhetit të shtetit. Miliona lek dëm që shkojnë në të gjitha fushët e tjera. Përfitojnë 10 mln lekë gjithë bujqësia shqiptare dhe vetëm 2 koncesionet që hetojmë shkojnë 220 mln dollarë. Edhe pjesët e oligarkëve të tjerë duhet të hetohen. Do kërkoj që në shtator. Sot kemi këto të dyja.'

Sa i përket drejtorit të IT-së në policinë e shtetit, Korreshi shprehet se gjithmonë drejtorët e pësojnë.

'Sa do dalin. Këtu drejtorët i bëjnë të gjithë. Edhe te bashkia, edhe ministrat. Ministrat kanë fjetur gjumë. U bë kokë turku drejtori. Ka përgjegjësi. Por a ka përgjegjësi të tjera, a është luajtur skema e patronazhimit. Nuk ka bërë vaki që në Komisionet Hetimore nuk vjen mazhoranca.'

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 11/04/2024 21:52

    Ti derrputeti i sali berishes mir e ke,po nese do te behesh njeri separi deno veten tate per sjelljet tua ne kuvend por edhe ne media, pastaj nese do toke ne bregdet ateher shko merrja fazlliq shkaut se aq toke sa i ka dhuruar sali berisha shkaut gjithe ju kriminelet e themelimit behuni miljoner, sa e pamoralshme kur nje kriminel e mendon veten per njeri apo kur nje kurve te flet per moral, ky eshte qenefi i quajtur PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD 

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD