Mandati i Xhaçkës, Ylli Manjani: S'duhet të shqyrtohet në Kushtetuese! Kërkesa e PD është marrëzi

Mandati i Xhaçkës, Ylli Manjani: S'duhet të shqyrtohet në Kushtetuese! Kërkesa e PD është marrëzi

1674041264_YlliManjani1e1544291609811.jpg

Juristi Ylli Manjani e shikon si të tepërt dhe të pa nevojshëm, shqyrtimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin ministres së Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçkës.

Në një intervistë, Manjani u shpreh se në lidhje me këtë rast, ku pretendohej se bashkëshorti i Xhaçkës, deputet, ka përfituar pasuri publike duhet të kishte një gjykim administrativ apo penal.

Sipas tij, neni 70 i Kushtetutës, ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike, por nuk citohet për familjarë apo të afërm.

“Unë nuk e di se çfarë ka kërkesa, realisht nuk e njoh si çështje, sepse që të jap një mendim të plotë duhet të di se çfarë ka përmbajtja. Kazusi publik është ky, pretendohet që burri i zonjës Xhaçka ka marrë një status të investitorit strategjik në jug dhe pretendohet që ka marrë dhe pronë publike me këtë rast, për ta përdorur.

Për këtë arsye, Partia Demokratike instiston që zonja Xhaçka duhet të dorëzojë mandatin me arsyetimin që sipas Kushtetutës, deputetët, nenit 70 të Kushtetutës, nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike. Ky është rasti.

Nëse ky është rasti dhe nuk ka asgjë tjetër, në vlerësimin tim, nuk ka vend për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta e ka lidhur qartë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, që deputeti personalisht, nuk mund të përfitojë pasuri publike dhe të ketë biznes, jo të afërmit dhe familjarët e deputetit. Neni 70 është shumë i qartë në këtë pjesë, referenca se kur shkohet në Gjykatën Kushtetuese është shumë e qartë.

Pra, gjykimi kushtetues në këtë  rast është i tepërt. Po të ishte ky rasti dhe me kaq fakte, unë nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese duhet të investohej sot për të gjykuar këtë çështje. Me kaq fakte, mund të ishte një gjykim administrativ apo penal. Mund të gjykohej pafundësisht nëse është apo jo në konflikt interesi zonja Xhaçka, prapë nuk do ishte një gjykim kushtetues”, theksoi ai për Euronews.


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës, 'Kushtetuesja' tëhiqet për vendim pas kërkesave të grupeve të PD për pavlefshmëri të votimit në Kuvend! Avokati i ministres: PD jashtë afateve


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet