Mandati i Xhaçkës, 'Kushtetuesja' tëhiqet për vendim pas kërkesave të grupeve të PD për pavlefshmëri të votimit në Kuvend! Avokati i ministres: PD jashtë afateve

TIRANË- Gjykata Kushtetuese, përmes dy seancave të ndryshme, ka shqyrtuar sot 2 kërkesa të ardhura nga palët e Partisë Demokratike për rrëzimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për mandatin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçka. Fillimisht Gjykata shqyrtoi në një seancë që zgjati më shumë se 3 orë kërkesën e ardhur nga 14 deputetë të grupit të Alibeajt. 

Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit Erind Mërkuri foli përpara gjykatës Kushtetuese duke thënë se Kuvendi do vijojë rrëzimin e kërkesës së opozitës pasi veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen në aktet e deputetit. Ndërsa përfaqësuesi i PD të Alibeaj, u shpreh se kërkojnë të detyrojnë Kuvendin të çojnë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Marash Logut, aktualisht PD nuk kërkon një shqyrtim konkret të mandatit të Xhaçkës, por detyrim të Kuvendit për ta çuar shqyrtimin në Kushtetuese. 

Nga ana tjetër, vetë avokati i ministres së Jashtme, Genc Çifligu tha se kërkesa për heqjen e mandatit të deputetes për Xhaçkën nuk paraqet asnjë përfitim nga fondet publike, ashtu siç pretendohet nga opozita. Çifligu shtoi se kërkesat e opozitës në Kushtetuese nuk plotësojnë kriteret për t'u paraqitur në Gjykatë. Pra, kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit, sipas Çifligut mund të paraqitet në gjykatë jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë. Avokati llogarit si moment të konstatimit të papajtueshmërisë datën 2 mars 2022.

Në përfundim të seancës për shqyrtimin e kërkesës së ‘Rithemelimit’ ishte deputeti Agron Shehaj që ka folur jashtë dyerve të Gjykatës Kushtetuese dhe nënvizoi se nuk ka asnjë arsye që të mos jetë e drejtë Gjykata pasi i ka në dorë të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur. Sipas tij Gjykata Kushtetuese ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike.

Ky pretendim i opozitës, erdhi fill pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat e bëra nga dy kampet e PD-së. PD dhe Rithemelimi kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi e akuzojnë se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë. Pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës, Rithemelimi dhe Partia Demokratike e depozituan në Gjykatë Kushtetuese duke e cilësuar si “anti kushtetues”. Sidoqoftë, nuk duhet të ‘harrojmë’ gafën e rëndë e bërë nga Rithemelimi. 

Në kërkesën e firmosur nga 28 deputetë, u kërkua“kundërshtimi i vendimit të datës 17.11.2022 “Për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të znj. Olta Xhacka” dhe konstatimin e antikushtetutshëmrisë së këtij vendimi”. Në fakt Kuvendi nuk mori asnjë vendim të tillë. Pra, vendimi i pretenduar nga grupimi i Berishës se po kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston.

Në krye të dokumenteve shihet se Rithemelimi e ka dërguar çështjen me 1/5 e deputetëve që do të thotë me të paktën 28 deputetë. Ndërkohë që PD zyrtare e ka dërguar me 14 dhe nuk kuptohet se pse e ka dërguar me 14, pasi për të çuar një kërkesë në Kushtetuese duhen të paktën 28 deputetë.

Kujtojmë se Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk dihet ende se si do ta interpretojë një kërkesë të tillë Gjykata Kushtetuese, por nuk përbën logjikë ligjore që të çosh një vendim të një institucioni që në rastin konkret e ka tagër Kuvendi. 

(Kliko këtu ) Parashtrimet e Avokatit të ministres Xhaçka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Shqyrtimi i vendimit për shpalljen e bashkëshortit të saj investitor strategjik, Xhaçka s’mori pjesë në mbledhje: Kam konflikt interesi

1674042452_6400443b6c88b5e3edc91d097e661d371d4a.jpg

Ministrja Olta Xhaçka i ka dërguar një shkresë më 2 mars 2022 Këshillit të Ministrave për të mos marrë pjesë në mbledhje, ditën ku u shqyrtua projektvendimi për të shpallur investitor strategjik kompaninë e bashkëshortit të saj. Report Tv ka siguruar kërkesën e Xhaçkës e cila në kushtet e konfliktit të interesit s’ka marrë pjesë në mbledhje.

 

Kërkesa e Xhaçkes për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Keshillit të ministrave
Ora 12:46
Mandati i Xhaçkës, avokati i ministres së Jashtme: S'ka asnjë përfitim nga fondet publike! Kërkesa e PD s'plotëson kriteret për t'u paraqitur në Gjykatë

1674042452_6400443b6c88b5e3edc91d097e661d371d4a.jpg

Avokati i Olta Xhaçkës, Genc Çifligu është shprehur se kërkesat e opozitës në Kushtetuese nuk plotësojnë kriteret për t'u paraqitur në Gjykatë.

Avokati sqaron se rezulton se deputetja nuk ka papajtueshmëri me mandatin e deputetit si dhe nuk ka asnjë përfitim nga fondet publike.

"Rezulton se deputetja nuk ka asnjë papajtueshmëri me mandatin e deputetit. Nuk ka asnjë përfitim nga fondet publike.

VKM është për një individ tjetër dhe jo për deputeten Olta Xhacka.

Kërkesa nuk plotëson kriteret formale për t'u paraqitur ne GjK."- tha ajo.

Pra kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit, sipas Çifligut mund të paraqitet në gjykatë jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë. Avokati llogarit si moment të konstatimit të papajtueshmërisë datën 2 mars 2022.

Ora 12:24
Mandati i Xhaçkës, përfaqësuesi ligjor i PD-së Logu: Kërkojmë që të detyrojmë Kuvendin të sjellë çështjen në Kushtetuese

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeajt, Marash Logu është shprehur se kërkon nga Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të sjellë çështjen në Gjykatë dhe jo të japë një vendim konkret për Xhaçkën.

"Nuk po kërkojmë që Gjykata të shprehet sot për deputeten Xhaçka. Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të sjellë çështjen në Gjykatë dhe të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të flasi mbi këtë çështje."- tha Logu.

Ora 12:24
Mandati i Xhaçkës, Ylli Manjani: S'duhet të shqyrtohet në Kushtetuese! Kërkesa e PD është marrëzi

1674041264_YlliManjani1e1544291609811.jpg

Juristi Ylli Manjani e shikon si të tepërt dhe të pa nevojshëm, shqyrtimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin ministres së Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçkës.

Në një intervistë, Manjani u shpreh se në lidhje me këtë rast, ku pretendohej se bashkëshorti i Xhaçkës, deputet, ka përfituar pasuri publike duhet të kishte një gjykim administrativ apo penal.

Sipas tij, neni 70 i Kushtetutës, ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike, por nuk citohet për familjarë apo të afërm.

“Unë nuk e di se çfarë ka kërkesa, realisht nuk e njoh si çështje, sepse që të jap një mendim të plotë duhet të di se çfarë ka përmbajtja. Kazusi publik është ky, pretendohet që burri i zonjës Xhaçka ka marrë një status të investitorit strategjik në jug dhe pretendohet që ka marrë dhe pronë publike me këtë rast, për ta përdorur.

Për këtë arsye, Partia Demokratike instiston që zonja Xhaçka duhet të dorëzojë mandatin me arsyetimin që sipas Kushtetutës, deputetët, nenit 70 të Kushtetutës, nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike. Ky është rasti.

Nëse ky është rasti dhe nuk ka asgjë tjetër, në vlerësimin tim, nuk ka vend për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta e ka lidhur qartë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, që deputeti personalisht, nuk mund të përfitojë pasuri publike dhe të ketë biznes, jo të afërmit dhe familjarët e deputetit. Neni 70 është shumë i qartë në këtë pjesë, referenca se kur shkohet në Gjykatën Kushtetuese është shumë e qartë.

Pra, gjykimi kushtetues në këtë  rast është i tepërt. Po të ishte ky rasti dhe me kaq fakte, unë nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese duhet të investohej sot për të gjykuar këtë çështje. Me kaq fakte, mund të ishte një gjykim administrativ apo penal. Mund të gjykohej pafundësisht nëse është apo jo në konflikt interesi zonja Xhaçka, prapë nuk do ishte një gjykim kushtetues”, theksoi ai për Euronews.

Ora 11:57
Seanca në 'Kushtetuese' për mandatin e Xhaçkës, përfaqësuesi i Kuvendit: Do kërkojmë rrëzimin e kërkesës! Veprimet e familjarëve s'përfshihen te veprimet e deputetit

1673862705_20220913112229art.jpg

Përfaqësuesi i kuvendit, Erind Mërkuri ka folur përpara gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohen kërkesat e PD për pavlefshmëri të vendimit të Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas tij, do të kërkojnë rrëzimin e kërkesës pasi veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen tek veprimet e deputetit.

Ora 08:51
Shqyrtimi i kërkesave të PD për mandatin e Xhaçkës në 'Kushtetuese', Bardhi: Gur prove nëse është garante e Kushtetutës apo e regjimit të Ramës

Sot Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim dy kërkesa të Grupit Parlamemtar të PD lidhur me mandatin e deputetes dhe Ministres Olta Xhacka. Këtë çështje deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Sipas tij vetëm në Shqipëri ndodh që një ministër të jetë edhe investitore strategjike.

“Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, shkroi Bardhi.

Një grup deputetësh Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Lefter Gështenja, Salaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Emilja Koliqi dhe Flamur Hoxha, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë konfliktin e kompetencave midis opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar Kuvendin që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit për deputeten Olta Xhacka.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM TREBESHINA: 18/01/2023 17:05

    Po pse ka Shqiptar që nuk ka vjedhur ? ? ? Prandaj dhe Shqipria është në ktë gjëndje. Se të gjith vjedhin e asnjëri nuk punon. Por kur Shqiprin e öën nëpër Bot punojn si skllevër pa pushim.

    Përgjigju
  • eldi: 18/01/2023 15:57

    Hajdute, hajdute, hajdute, vetem nje femije kopeshti smund ta kutpoj vjedhjen dhe korrupsioni qe ti dhe bashkeshorti yt i keni bere qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet