Mandati modest elektoral i Trump-it, krahasuar me dy gjigandët elektoralë të 100 vjetëve të fundit

Mandati modest elektoral i Trump-it, krahasuar me dy gjigandët elektoralë të 100 vjetëve të fundit

Donald Trump

Në fillim të presidencës së tij të dytë, Donald Trump deklaroi se po vinte në Shtëpinë e Bardhë me një mandat “plebishitar” elektoral. Por rezultatet zyrtare të zgjedhjeve tregojnë se ai nuk arriti dot të merrte as gjysmën e votës popullore (mori vetëm 49.8% të votave në shkallë kombëtare). Ai nuk fitoi dot në 19 shtete, ku banon më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së.

Fitorja e Trump-it u përcaktua në tre shtete kyçe nga vetëm 115 mijë vota (sa ç’është popullsia e Bashkisë Elbasan). Nëse në ato tre shtete (Pennsylvania, Michigan, Wisconsin), 115 mijë votues do ta kishin ndërruar votën nga Trump tek Kamala, kjo e fundit do të kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë…

Le të krahasojmë këtë mandat “plebishitar” elektoral të Trump-it me mandatet e dy gjigantëve elektoralë të 100 vjetëve të fundit.

Franklin D. Roosevelt e siguroi presidencën e tij të dytë më 1936 me 3/5 e votës popullore (60.8% të votave në shkallë kombëtare). Vetëm në 2 shtete fare të vogla nuk arriti ai të fitonte – Vermont dhe Maine (ku senatorët e partisë rivale kishin bazë të fortë përkrahje lokale). Mbi 98% e popullsisë amerikane banonte atëherë në shtetet e fituara nga Franklin D. Roosevelt! Se çfarë bëri ai me atë mandat vërtet plebishitar elektoral e ka regjistruar historia tashmë…

Ronald Reagan e siguroi presidencën e tij të dytë më 1984 me pothuaj 3/5 e votës popullore (58.8% të votave në shkallë kombëtare). Ai nuk arriti të fitonte vetëm në Minesota – shteti ku rivali i tij kishte bazën e vet politike. Mbi 98% e popullsisë amerikane banonte atëherë në shtetet e fituara nga Ronald Reagan! Se çfarë bëri ai me atë mandat vërtet plebishitar elektoral e ka regjistruar historia tashmë…

Se çfarë do të bëjë Trump-i me mandatin e tij “plebishitar” elektoral mbetet historia ta gjykojë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë