Mani Pulite dhe Tangentopoli!

Mani Pulite dhe Tangentopoli!

Antonio Di Pietro

Para se të niste hetimi më i madh ndaj korrupsionit në Itali, kjo e fundit ishte një vend me një klasë politike në krizë që kishte humbur lidhjet me realitetin dhe ashtu ishte e padëshirueshme nga shumica e qytetarëve!

Kanë kaluar 30 vjet nga fillimi i hetimeve të “Mani Pulite dhe Tangentopoli”. Ky skandal ka shënuar një epokë mes ngjarjeve më të rëndësishme që kanë kontribuar për të krijuar Italinë e sotme të ndryshme nga ajo e djeshmja! 

“Mani pulite” ose “Tangentopoli” ishte një bashkësi hetimesh të prokurorisë mes 1992 e 1994 që zbuluan një sistem të organizuar të korrupsionit të përdorur nga partitë për të financuar aktivitetet e tyre dhe në shumë raste për të pasuruar politikanë dhe drejtues!

“Mani pulite” është emri i një seri hetimesh nga prokurorët e Milanos ku bënin pjesë dhe kanë hyrë në histori Antonio Di Pietro, Gherando Combro, Ilda Boccassini dhe Francesco Saverio Borrelli. Hetimet janë bërë në gjithë territorin italian dukë përfshirë mijëra politikanë dhe sipërmarrës. Mes 1992 dhe 1996, ishin mesatarisht rreth dy mijë persona të hetuar për korrupsion, zhvatje dhe abuzim me detyrën. Këto shifra nuk ishin parë kurrë as më parë e as përfundimit të tyre edhe në ditët e sotme. 

Tangentopoli solli rrënimin e partive historike të sistemit politik italian që kishte drejtuar Republikën I. Shpërbërja e partive klasike solli fundin e financimit të paligjshëm të organizatë.

“Mani pulite” filluan më 17 shkurt të 1992 me arrestimin e Mario Chiesa, politikan socialist i dorës së dytë që ishte drejtuesi i strukturës më të madhe për kurimin dhe përkujdesjen e të moshuarve në Milano, Pio Albergo Tribulzio. 
Chiesa arrestohet nga Antonio Di Pietro, që më vonë do të bëhej prokurori më karizmatik i grupit të prokurorëve që hetuan të gjithë procesin. Nga ky moment të arrestuarit ishin pa fund! Si një stil gjigand dominoje, çdo i hetuar i dërgonte prokurorët tek një i hetuar tjetër. Sipërmarrësit denonconin kolegët që kishin paguar së bashku ryshfet për të marrë tendera publik. Ndërsa politikanët e dorës së dytë të përfshirë në sistemin korruptiv nxitonin të denonconin superiorët e tyre duke u justifikuar se nuk kishin përfituar vetëm ata. 

Prokurorët nuk kishin përballë vetëm raste të shumta për të hetuar për korrupsion, por kishin një sistem të strukturuar e preciz. Sipërmarrësit për të fituar tendera publik dhe për të ndërtuar vepra publike duhet të paguani shuma parash të llogaritura me kujdes mbi shumtën totale të realizimit të punimeve. 

Fillimisht klasa politike u munduan ta minimizonin dhe ta demolonte atë që po ndodhte realisht ose ajo që sapo kishte nisur dhe që do të ishte një traumë e vërtetë. Fillimisht liderët nacional e lokal folën se rastet kishin të bënin me disa mollë të kalbura. Vetë Benitto Craxi, lideri i fuqishëm dhe karizmatik i Partisë Socialiste, thoshte se partia e tij ishte viktimë e sjelljeve të këqija të disave të “poshtërve”. Ndërkohe hetimet shpejt po merrnin një dimension të frikshëm dhe gjithnjë e më vështirë bëhej të fshihej apo të injorohej! 

Në zgjedhjet politike të prillit 1992, në më pak se dy muaj nga fillimi i hetimeve, partitë tradicionale të sistemit politik italian pësuan një rrënim të fortë. Ndërkohë parti të reja si ajo “Lidhjes së veriut” e Umberdo Bossit pësuan një rritje të fortë duke u kthyer partia e parë sidomos në Lombardi. 

Qeveria e drejtuar nga Giuliano Amato tenton një zgjidhje duke aprovuar dekretin Conso, nga emri i ministrit të drejtësisë Giovanni Conso. Ideja ishte e thjeshtë: për të depenalizuar financimin e paligjshëm të partive dhe për të zvogëluar dënimet që parashikonte ligji për këto veta penale që kryesisht kishin të bënin me rastet e pasurimit personal. Dekreti bllokohet. Kjo ndodh për shkak të reagimit të shumë gazetarëve si dhe protestuesve që kishin filluar të mbushnin sheshet në shenjë revolte. Kjo bëri që për herë të parë Presidenti i Republikës, Oscar Luigi Scalfaro të refuzonte  firmosjen e dekretit dhe kështu u arkivua. 

Craxi u përpoq më çdo kusht dhe mënyrë të mbrohej nga akuzat. Ai përpiqet të mbrohet energjikisht nga marrja në pyetje e prokurorit Antonio Di Pietro, por po ashtu përpiqet të mbrohet përmes oratorisë së tij në diskutimet që mban në parlament. Megjithatë, tashmë ishte shumë vonë për të, sepse prokurorët kishin të dhënat e mjaftueshme dhe të pasura  kundrejt tij. Flitej për llogari bankare në Zvicër, të financimeve të të dashurës së tij e të vëllait të tij.

Në zgjedhjet e 1994 ku për herë të parë nuk rizgjidhet në Parlament pas 25 vitesh, Craxi ndodhet përballë realitet me pa imunitet parlamentar. Më 12 i kërkohet sekuestrimi i pasaportës, por ishte shumë vonë, sepse pak ditë më parë lideri socialistë kishte lënë Italianë dhe ishte transferuar në Hammamet të Tunizisë ku do të kalonte pjesë e mbetur të jetës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë