Mania 'selfie' çon 18-vjeçaren drejt
vdekjes, 'shkundet' nga 27,000 volt

Mania 'selfie' çon 18-vjeçaren drejt<br />vdekjes, 'shkundet' nga 27,000 volt
Me përparimin e teknologjisë mania 'selfie' po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme jo vetëm për kohën që njerëzit kalojnë në rrjete sociale dhe sa humbasin nga përditshmëria e tyre, por edhe për jetën e tyre. 

Anna Ursu ishte adoleshentja tipike që pëlqente të bënte fotografi me telefonin e saj dhe t'i shpërndante në rrjete sociale. 18-vjeçarja nga Rumania jetonte në Iasi dhe ndërsa udhëtonte me tren me shoqen e saj, vendosi t'i shtonte arkivës së 'selfie-ve' disa fotografi mbi 'çatinë' e trenit. 

Për fatin e saj të keq Anna nuk e dinte që sipërfaqja në pjesën e sipërme të trenit ishte e ngarkuar me elektricitet. Një kalimtar në rrugë kur i pa të dyja shoqet teksa ngjiteshin i paralajmëroi që ishte e rrezikshme dhe brenda pak sekondave dëgjoi një zhurmë të ngjashme me një shpërthim. 

27,000 volt energji elektrike 'shkundën' Anën dhe shoqen e saj, duke i shkaktuar djegie të rënda në të gjithë trupin. Pas ndërhyrjes së mjekëve shoqja e 18-vjeçares arriti të shpëtojë, ndërsa Anna humbi jetën me 50% të trupit të djegur.
Anna ursu
Anna ursu
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin