Gjatë javës së modës në Paris vëmendja e fotografëve është e përqendruar totalisht në veshjet që përzgjedhin yjet e modës.

Një tendencë që ka rënë në sy për disa prej tyre ka qenë ekspozimi i dekoltesë me veshje të hapura, ndërkohë që femrat bukuroshe nuk kishin veshur reçipeta.

Kim Kardashian nuk mund të ishte jashtë kësaj liste, pasi u shfaq me një fustan të zi, i cili nxirrte në pah gjoksin e saj bombastik.

kim kardashian

Modelja britanike Cara Delevigne kishte zgjedhur gjithashtu një kostum të zi, të cilin e kishte veshur pa asgjë poshtë duke lënë dekoltenë të bjerë në sy.

Një nga modelet më seksi siç është Miranda Kerr tërhoqi të gjitha shikimet mbi vete kur u shfaq me një fustan të bardhë super të hapur në pjesën e dekoltesë.

Këtij trendi nuk i shpëtoi as aktorja bukuroshe Gwyneth Paltrow, e cila me një kostum të zi serioz, kishte zgjedhur të mos vishte asgjë poshtë xhaketës.

miranda kerr

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)