Mania për Botox, shkatërron buzët
burri në borxhe, dorëzohen mjekët

Mania për Botox, shkatërron buzët<br />burri në borxhe, dorëzohen mjekët
Mania për Botox i 'zhvati' 43,000 paund, i shkatërroi buzët dhe pothuajse i dha fund martesës së Lisa Hind. 30-vjeçarja i kërkoi bashkëshortit të saj 51-vjeçar, Steve, të nënshkruante një kontratë para-martesore ku të premtonte se do të paguante 450 paund në muaj, në mënyrë që ajo të frynte buzët, të blinte makeup, të bënte solar apo të zgjaste thonjtë dhe flokët, përpara se të martohej me të në 2007-ën.

Sidoqoftë, vajza me profesion trajnere personale tha se gjithçka ndryshoi kur u rrëzua gjatë pushimeve në Spanjë në muajin Gusht dhe çau buzën, duke ngelur me një vrimë të madhe, të cilën doktorët nuk mundën dot t'ja qepin prej sasisë së madhe të materialit mbushës që kishte brenda tyre. Lisa ka injektuar material mbushës për 8 vite rresht në buzët e saj dhe iu desh të priste disa javë derisa iu nënshtrua një operacioni për t'i hequr nga buzët.

Ajo do të rikthehet në spital për të bërë një operacion të dytë, pasi mbushësit i kanë krijuar një 'qeskë' të dhimbshme në buzën e poshtme. Doktorët mendojnë se me shumë gjasa, operacioni do t'i lërë një shenjë të parikuperueshme në buzë. Pas këtij aksidenti, lisa u betua që nuk do të bëjë më kurrë ndërhyrje estetike dhe vetëm tani pranoi se varësia e saj ndaj kirugjisë plastike po i shkatërronte martesën.

"Isha e fiksuar me operacionet plastike dhe VIP-at. Por varësia ime ndaj Botox-it dhe mbushësve më la me buzë të deformuara dhe ka shumë gjasa që të më ngelet një shenjë përgjithmonë. Dua t'i them femrave t'i thonë JO operacioneve plastike", mësohet të ketë thënë 'viktima e bisturisë'. Bashkëshorti i Lisës, Steve, punon si shofer autobusi, punonte orë shtesë dhe ka marrë rreth 20,000 paund borxhe për të paguar varësinë e gruas së tij.

Ai pendohet që ka nënshkruar atë kontratë paramartesore dhe pohon se marrëdhënia në çift është përmirësuar shumë pas 'dorëheqjes' nga Botox-i. Lisa dhe Steve u njohën 8 vite më parë, ndërsa Lisa hyri në autobusin që po ngiste ai. Ai ra në dashuri menjëherë dhe e propozoi dy javë më vonë. Sidoqoftë Lisa pranoi të martohet me të vetëm pasi u sigurua se ai do t'i paguante të gjitha ndërhyrjet në mënyrë që ajo të dukej si ylli i saj i preferuar, Katie Prince. 
lisa hind
lisa hind
lisa hind
lisa hind
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit