Manikyri mund të transmetojë hepatitin C

Manikyri mund të transmetojë hepatitin C
Virusi mund të merret edhe në karrigen e estetistes. Përveç ageve, shiringave dhe të infektuarve, ja të gjitha situata ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes. Edhe procesi i bërjes së manikyrit te estetistja mund të jetë një rrugë për transmetimin e hepatitit C. Procesi i trajtimit të duarve, nëse zhvillohet në mënyrë të gabuar, mund të transmetojë këtë virus, njësoj si tatuazhet apo piercing.

Prandaj duhet të mbani sytë hapur, kudo, madje edhe kur shkoni te estetisti. Antonio Gasbarrini, shefi i gastroenterologjisë në universitetin katolik "S.Cuore" të Romës, dhe presidenti i fondacionit italian në kërkimet për hepatitet shpjegon: "këto procedura duhet të realizohen vetëm në ambiente që respektojnë, mbi të gjitha një higjienë rigoroze, instrumente dhe mjete speciale. Përhapja e virusit C mbahet larg vetëm duke respektuar në mënyrë maksimale rregullat higjienike elementare"

FAKTORËT E RISKUT

Një ndër rrugët kryesore të transmetimit të virusit është përdorimi i të njëjtës age dhe shiringë. Por kjo nuk është e vetmja. Të tjerë faktorë përfshijnë tatuazhet dhe
piercing, që realizohen në ambiente që nuk janë higjienikisht të mbrojtura dhe me mjete të pasterlizuara, transmetimi në rrugë perinatale nga nëna tek fëmija, transmetimi nëpërmjet gjakut, prerje ose shpimi me age ose mjete të infektuara gjatë përdorimit spitalor, por edhe ndarja e së njëjtës furçë dhëmbësh të infektuar.

Ndonëse hepatiti C nuk është lehtësisht i transmetueshëm nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, marrëdhëniet e pambrojtura, dhe me shumë partnerë, kanë rrezik të madh të infektimit me HCV. Për të parandaluar përhapjen e virusit, vazhdon Gasbarrini "është e rëndësishme edhe diagnostikimi i shpejtë dhe trajtimi me terapi atrivirale. Negativiteti i virusit është në të vërtetë rruga e drejtë për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të virusit dhe evituar kështu përhapjen.

Një test i thjeshtë laboratorik, mund të jetë një rrugë e shkëlqyer dhe ekonomike për të dalluar personat e prekur me hepatit, që meritojnë diagnostikime më të thelluara".

shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com. datë 15 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë