Manipulimet/ UEFA dënon Luftëtarin për trukime, presidenti e pranon vetë

Manipulimet/ UEFA dënon Luftëtarin për trukime, presidenti e pranon vetë

Luftëtari është dënuar nga UEFA për shkak të ndeshjes farsë me Ventspils-in në Elbasan. Gjirokastritët humbën me rezultatin 5-0 në Letoni, ndërsa barazuan 3-3 në "Elbasan Arena". Dyshimet u ngritën menjëherë pas ndeshjes dhe pamjet e golave bënë xhiron e medieve në Evropë. UEFA nisi menjëherë në investigim, ndërsa nuk është i fshehtë fakti se Sportradar kishte bindje të fortë lidhje me trukimin e ndeshjes. Gjithçka u la në harresë në Shqipëri, ashtu si në rastin e Skënderbeut. Luftëtari nuk mori paratë që i takonin nga pjesëmarrja në Evropë, ndërsa situata duket më e rëndë se kaq, pasi sipas asaj që thotë presidenti Bekim Halilaj për Top Channel, ekziston një dënim për klubin gjirokastrit.

“Kam marrë studion time ligjore dhe kam kërkuar rimbursimin prej 240 mijë eurosh. Si mund të dënohemi ne pse humbën ndeshjet? Sipas kësaj duhet të dënohen të gjitha skuadrat shqiptare që u mundën këtë verë. Unë nuk po investoj për të qëndruar në kategori, por për të qenë konkurrent. Nuk po investoj as për të fituar kampionatin, por vetëm për të qenë konkurrent”, tha ai. Halilaj e pranon vetë se klubi i tij ka dënim dhe është penalizuar, por tifozët shqiptarë nuk dinë asgjë. FSHF bën një sy qorr, një vesh shurdh... Në fund të fundit, Luftëtari nuk do të marrë pjesë në Evropa League me problemet e shumta që ka, nuk është problem të mbahet i fshehtë vendimi edhe nëse bluzinjtë janë dënuar. Federata letoneze menjëherë pas ndeshjeve ngriti grupet e saj të punës për të hetuar sfidat, ndërsa në futbollin tonë të kulluar, ku ndërgjegjja është e zhytur thellë në baltë, gjithçka është e pastër.

Disiplina pezullon lojtarët e Partizanit e Kukësit
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur dhe ka bërë publike vendimet për javën e parë të Superiores. Solomon Theophilus dhe Bruno Lulaj janë dënuar me nga dy ndeshje pezullim për shkak të përplasjes së tyre në ndeshjen e javës së parë kur u ndëshkuan me karton të kuq.  Tirana ka nisur zakonin e gjobave për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozerisë. Ekipi bardheblu u ndëshkua me 50.000 lekë gjobë.

Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë.

Halili: Dalipi sekser që nuk dorëzoi as paratë që nuk i takonin
Ish-trajneri i Luftëtarit, Klevis Dalipi, është larguar nga skuadra gjirokastrite, por ende drejtuesve nuk i ka dalë inati me teknikun elbasanas. Radhën për të akuzuar pas Klodian Duros e ka patur presidenti Bekim Halili. Ky i fundit foli për Top Channel ku tregon dhe disa prapaskena me ish-trajnerin.  “Ai erdhi duke bërë listën dhe duke vendosur futbollistë që ka pasur në akademi.

E kam parapaguar por nuk është treguar korrekt. Nuk ka ardhur të dorëzojë detyrimet që ka në klub dhe ka ikur fshehurazi. I kam rënë në telefon por nuk më është përgjigjur. Një trajner që nuk më përgjigjet, rrugë të mbarë. Shpresoj që si Dalipi të ketë sa më pak. Ai donte të bënte 3 detyra, trajner, menaxher dhe sekser. Kjo nuk mund të bëhet”, akuzoi hapur ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat