Bien akuzat e PD! Tenderi për landfillin në Vlorë ishte ndërkombëtar, u menaxhua nga gjermanet

Bien akuzat e PD! Tenderi për landfillin në Vlorë ishte ndërkombëtar, u menaxhua nga gjermanet

Agjencia  për zhvillim ekonomik e Gjermanisë  dhe Banka gjermane  që lëvron fondet  (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare.

Tenderi është menaxhuar  nga KFW, e cila ka nxjerrë dhe fituesit që janë dy shoqëri një shqiptare dhe një italiane ITS dhe Burfalo.

Përfitues i investimit është bashkia Vlorë.

Ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.

Një ditë më parë Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Kjo gjë është pasqyruar dhe në faqen e Fondit Gjerman të Investimit menaxhuar nga Banka Gjermane.

Faqja ku jane publikuar fituesit nga banka gjermane KFW

Banka gjermane mbështet dhe financon programe dhe projekte që përfshijnë  kryesisht aktorë  të sektorit publik në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim dhe një ndër to është landfilli i Vlorës. 

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 08/07/2020 23:07

    Bravo report tv dhe shqiptarja pik kom qe zbardhni gjithmon te vertetat dhe ja nxirrni te palarat atyre te shqupit

    Përgjigju
    • Demokraci 30 vjecare: 09/07/2020 11:47

      Jo vetem te palarat e SHQUPIT! Po si nuk i ze turpi keto politikane dhe zyrtare qe nuk kane asnje kredibilitet tek te huajt, sa dhe tenderin e plehrave ua bejne Gjermanet. Kjo me shqeteson mua! Drejtesine - te huajt, Tenderat - te huajt, Politiken - te huajt, A mund te me thoni se cfare nenkupton fjala SOVRANITET, kur deputetet shkojne e bejne marveshje NEN PRESIONIN E KAMZHIKUT ne rezidencen e ambasadorit Amerikan, pas 30 Vjet demokraci? O mortja qe nuk i perlan te gjithe, nga me i gjati tek me i trashi e me gjumashi!

  • tori: 08/07/2020 16:55

    Ne se ka industri te fabrikimit te rrenave e mashtrimeve ne Shqiperi,vendndodhje e saj ka adresen SHQUP TIRANE.SPECIALITET te njohur nderkombetarisht e te pa konkurushem.Keshilli drejtues made-in rrena mashtrime perebehet:L.Basha,G.Bardhi e mashtruesi e rrencaku por edhe manipulatori i madhe nderkombetar Ervin Salianji i njohur ne bote me emrin Salianj rrena

    Përgjigju
  • Luani: 08/07/2020 16:50

    Ore KFW nuk jep lek falas. Jep kredi qe do shlyhen nga fondet e shtetit shqiptar... Eshte patjeter gje e mire qe e ka bere KFW se ndoshta e ka kontrollu me mire, po lek falas nuk ka, futeni ne mendje.

    Përgjigju
    • Klejs: 08/07/2020 20:44

      Nese ka njerez te korruptuar ketu te paret jane nderkombetaret qe kane gjetur parajsen me rryshfete dhe salltanete nga qelbesirat antishqipetare. Karma do i godasy my ne fyt tek me te dashurit!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite