Kuvend nuk munguan as replikat mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjas. Socialisti e ironizoi me një ‘episod’ nga Bjeshkët e Istogut, teksa tha se kreu i PD-së vetëm atëherë ka qenë i vërtetë në jetën e tij.

“Ta dëgjojë opinion publik. Në 35 vjet Sali për herë të parë ke qenë i vërtetë kur u ngjite në Bjeshkët e Istogut si vjet se zakonisht kur ngjitesh në mal na flet shpirti dhe na thërret origjina. Se të kam ndjekur, se zakonisht i ndjek shëtitjet në mal se jam i apasionuar pas këtyre gjërave. Aty ku zhvillove dialogun me kalin mes pasioneve të rinisë që t’u ndez zjarri nga brenda për të hipur në kalë dhe bërë xhiro dhe moshës. Dhe në fund e the dhe vetë se në këtë dyluftimin mes rinisë, pasionit, malit, triumfoi mosha. E le kalin dhe the vendosa të ec në këmbë. Sali…atje je i vërtetë. Të gjitha të tjerat i ka gënjeshtra se edhe vetë jetën e ka ndërtuar mbi gënjeshtra. Dua që të dëgjojnë atë Saliun e bjeshkëve të istogut shqiptarët dhe jo atë të parlamentit.”, tha Manja.

Berisha replikoi duke thënë se kreu i SPAK, Altin Dumani fsheh dosjet që sipas tij kanë të bëjnë me Manjën. Kjo është arsyeja sipas Berishës që nuk duan që t'i adresojnë pyetjet me gojë drejtuar krerëve të institucioneve të drejtësisë. 

“Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet. Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur... Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024. Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij. Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit. E keni frikë, e keni nga halli. Të dy palët. Ky është kompromis në frikë. Ky është kompromis në krim.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Çela në Kuvend: Mungon humanizmi në draftin e Kodit Penal, burgu nuk është zgjidhja e vetme! PS e PD rreth 3 orë sherr për pyetjet