Manja takim me gratë e dënuara tek burgu i 'Ali Demit': Pas amnistisë të zhvendosen në Pogradec! Të gatshëm të tërhiqemi nga amendamenti për GJKKO

Në prononcim për mediat ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli pas takimit me gratë e dënuara në IEVP në rrugën 'Ali Demi'.

Manja dha lajmin se së shpejti do të ketë një burg të ri për gratë dhe vajzat e dënuara në Pogradec.

'Të njëjtën urim u bëra grave dhe vajzave që po vuaj në dënimin përkohësisht në IEVP Ali Demi. Ua thashë edhe aty kam ardhur në këtë institucion kur u bëra ministër dhe u kisha premtuar do të bëjmë çmos për standarde për të mira jetese. Sepse vetë ligji u ofron atyre një trajtim të posaçëm kur vuajnë dënimin. Ky institucion nuk ofron kushtet më të mira. Kemi bisedime lidhur me të ardhmen e këtij institucioni.

Janë dënuar nga drejtësia për fajet që kanë bërë dhe, dëshirojnë të rikthehen pranë familjes. Pata një mundësi dhe e shfrytëzova t’i qartësoj për ligjin e amnistisë. Nuk dua të bie në kurthin  shifrave sepse mund të ndryshojnë në varësi të miratimit të ligjit në parlament. Një pjesë e grave e përfitojnë plotësisht. Ata që përfitojnë më shumë nga ulja në dënim. Deri në fund të vitit numri i grave që lirohen për shkak të uljes janë më shumë se ata që përfitojnë plotësisht nga amnistia.

Ky institucion ofron kushte për trajtimin e grave jo në parametrat e duhura. Nuk janë kushtet të pabanueshme, as shumë të vështira. Janë kushte optimale por jo ato që duhen të jenë. Po shikohet mundësia e lëvizjes nga ky institucion. Është diskutuar zhvendosja në Pogradec. Atje është drejt përfundimit të mobilimit brenda marsit mbaron mobilimi i brendshëm. Plotëson të gjitha standardet e trajtimit të gjitha grave dhe vajzave të dënuara. Por do të bëhet pas amnistisë.', tha Manja.

Manja, u shpreh se janë të gatshëm të tërhiqen nga amnistimi i të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tha se drafti duhet të marrë të gjitha  votat në Kuvend.

Në një prononcim për mediat, pas vizitës së të dënuarave në Burgun e Grave në Ali Dem, Manja tha se nëse ky amendament është problemi, do të tërhiqen.

 “U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi në Kuvendin e Shqipërisë, pa përjashtim… dhe një nga arsyet se unë pres ditën kur ta fusim në rendin e ditës, ka të bëjë me votën që duhet të marrë, jo thjesht 84 vota. Unë kam thënë se ky ligj amnistia, që ka 4 vjet që nuk është bërë të marrë votën e të gjithë deputetëve. E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar, jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin fillestar të amnistisë. Por nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut, i cila është dënuar nga GJKKO dhe kur i thashë që ka një qëndrim për këtë, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste të përfitonte 1 vit e gjysmë viti ulje dënimi, por fatkeqësisht dakordësia dhe kompromisi për ta kaluar atë ligj, është heqja dorë nga ai amendament. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi nga amendamenti”, tha Manja.

Kujtojmë se për kalimin e Amnistisë Penale në Kuvend, duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka. Lulzim Basha ka kushtëzuar votën për Amnistinë Penale, duke thënë se nëse nuk hiqet amendamenti ku përfitojnë dhe të dënuarit nga GJKKO nuk do ta votojnë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Propoganda: 08/03/2024 16:46

    sa propogand e prapambetur. vete meret me femra kriminele ,, ne vend qe te jet me ato qe jane te perkushtuara ndaj familjes dhe qe meritojne vertet ate buqeten e luleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025