Manja: Të heshtin gojët e liga, opozita nuk përshëndeti shkarkimin e gjyqtarit me pasuri të dyshimtë

Akuzave të opozitës për vettingun në polici të bërë nga ish gjykatës të shkarkuar nga KLD për korrupsion, mazhoranca u është përgjigjur nëpërmjet kreut të Komisionit të Ligjeve. Nga selia e kuvendit, Ulsi Manja akuzoi opozitën se po hesht për procesin e zbatimit të vettingut, si pjesë e reformës në drejtësi.

Duke iu referuar shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, me pretendimin se nuk justifikon pasurinë prej afro gjysmë milionë dollarësh, Manja tha se vettingu tregoi se sita është shumë e hollë edhe  opozita sipas tij s’e ka dashur vettingun që nga dita e parë.

Më 23 mars 2018 vettingu ngriti siparin dhe tregoi se sita është shumë e hollë. Gjatë këtyre ditëve opinioni ka pritur që të reagojë opozita për vettingun. Vreri ndaj opozitës ndaj vettingut mbeti në gojën e mbyllur të Bashës dhe Berishës. Opozita nuk përshëndeti vendimin e parë të KPK që shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, pasi nuk e ka dashur vettingun që nga dita e parë.  Në vendimin e parë të vettingut nuk pashë gjyq politik, pashë një gjykim të tipit modern, “Ja sheshi, ja mejdani”, me rregulla kushtetuese. Duhet të heshtin gojët e liga ndaj vettingut sepse baltosja nuk e frenon pastrimin e drejtësisë. Uroj zbatimin korrekt të vettingut dhe reformës në drejtësi, pasi zërin e opozitës nuk e rregulloj dot se ka kohë që i ka ikur

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve

Ndërsa sot nga selia e PD-së dy deputetët Eneklejd Alibeaj dhe Gent Strazimiri lëshuan akuza edhe një herë në drejtim të qeverisë në lidhje me Vettingun në polici si dhe me dosjen “Tahiri-Habilaj”, për të cilën ata pretendojnë se kanë prova të reja për përgjimet e rrjetit të trafikut të drogës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit