Manjani bën apel: Drejtësia në
kaos, ndërhyni sa më shpejt
Ish-ministri i Drejtësisë , Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka apeluar ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit që të shpejtojnë në formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Ish ministri i Drejtësisë , Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka apeluar ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit që të shpejtojnë në formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Manjani thekson se pushteti gjyqësor është në kaos dhe pothuajse joekzistent, prandaj sipas tij duhet ndërhyrë sa më parë, sepse misioni i EURALIUS nuk do të zgjedhë , Prokurorin e Pergjithshëm dhe atë të SPAK, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm e kështu me radhë, pasi misioni i tyre është vëzhgues dhe jo interpretues. Statusi i tij ka marrë shkas edhe nga takimi i Presidentit Meta me komisionerin Hahn.
Statusi i plotë i ish-ministrit Manjani në Facebook:
Besimi te shteti nuk importohet.
——————-
Më bëri përshtypje kjo shprehje në njoftimin zyrtar të Presidencës, pas takimit me Johanes Hahn:
“Ai (Presidenti) kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.”
——————-
Kushtetuta dhe ligjet e çdo vendi interpretohen vetëm nga organet që i zbatojnë dhe jo nga ekspertët!
Nuk ka asnjë teori apo praktikë në Jurisprudencë që të anashkalojë Institucionet publike të shtetit e ti zëvendësojë me ekspertë, qofshin dhe të huaj! Ekspertët mund të japin një mendim, kur ju kërkohet, por jo të bëjnë interpretim të ligjeve.
Interpretimi bëhet përgjatë zbatimit të ligjeve dhe kur ka konflikte në interpretim, janë gjykatat (Gjykata Kushtetuese, në këtë rast) ato që bëjnë interpretimin përfundimtar të ligjeve.
Askush tjetër përveç gjykatës! As EURALIUS e as vetë Hahn-i!
Prandaj Presidenti dhe Kuvendi bëjnë mirë të mbledhin mendjen e të fillojnë të zbatojnë Kushtetutën e ndryshuar dhe të ngrenë sa më parë institucionet e reja!
Sa më shpejt, sepse pushteti gjyqsor është në kaos e thuajse jo ekzistent!
Prokurorin e Pergjithshëm dhe atë të SPAK, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm e kështu me radhë nuk do ti zgjedhë as EURALIUS e as kush tjetër, përveç se Kuvendit dhe Presidentit.
Ka arritur aty ku nuk mban më! Duhet veprim sa më i shpejtë!
Improvizimet me caktime emrash të përkohshëm apo zgjatje faktike mandatesh, çojnë në humbjen e besimit tek institucionet e reja!
Besimi ose krijohet nga procesi i rregullt e i shpejte, ose humbet!
Ai nuk importohet!
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52