Manjani: Drejtësia nuk bëhet me
para, duhet reformim nga rrënjët

Manjani: Drejtësia nuk bëhet me<br />para, duhet reformim nga rrënjët
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në takimin për ndihmën juridike me gjyqtarët, e cilësoi Reformën në Drejtësi si çështje për qytetarët dhe shtoi se ajo nuk bëhet me para. Problematika që ngriti Manjani ishte ajo e skemës ligjore e cila ndodhet në kolaps total dhe ka nevojë reformimi nga rrënjët.

"“Përballë të drejtës themelore kushtetuese e njohur edhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut por edhe nga të gjithë dokumentat ndërkombëtare për një proces të rregullt gjyqësor, për parimin e barazisë së palëve para ligjit dhe për sigurimin e aksesit të kujdo në mënyrë të barabartë në gjykatë, sigurisht kjo është një e drejtë dhe përballë saj duhet të qëndrojë detyrimi i shtetit për ta garantuar këtë gjë. Më lejoni të them se skema e sotme e ndihmës ligjore falas është për fat të keq ende në kolaps. Nuk e kemi gjetur ende mekanizmin dhe metodologjinë e duhur për ta garantuar ashtu siç duhet dhe sipas nevojës së njerëzve. Kështu që nëse ka një vendim strategjik për ta marrë, duhet ta marrim. Vullneti im përsa më takon si Ministër i Drejtësisë, por ju gatantoj edhe në emër të Qeverisë Shqiptare është i plotë. Ne duhet ta reformojmë këtë sistem me rrënjë. Nuk do të shpikim por do të marrim një model të përshtatshëm me qëllim garantimin e të drejtës themelore për një proces të rregullt ligjor dhe aksesin e çdo qytetari pa diskriminim, pavarësisht gjendjes financiare”, -tha ministri
 
Ministri Manjani, ndër të tjera bëri prezent në këtë tryezë diskutimi se në Ministrinë e Drejtësië do të ketë shumë shpejt një zyrë informacioni ligjor për qytetarët, në përbërje të së cilës do të jetë edhe një klinikë ligjore.

“Besoj se do të gjejmë skemën më të mirë por sidoqoftë paraprakisht mund të them se ndërmjet modeleve që do të propozojmë nuk duhet të humbim konceptin e dhënies së asistencës paragjyqësore që gjithashtu duhet të jetë falas. Detyrimi për informacion ligjor, një detyrim jo edhe shumë i zbatueshëm, duhet të jetë unik për të gjithë qytetarët e këtij vendi.  Shpresoj që shumë shpejt të kemi një ligj të ri, me një skemë të re, me një model të ri, të një vendi anëtar të BE-së, kushdoqoftë, që këtë proces ta garantojmë sepse kjo është e lidhur me standardet e Bashkimit Evropian”, përfundoi  Manjani

Takimi u zhvillua edhe per prezantimin nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri te portalit 'NjohLigjin.al' i cili u vjen në ndihmë qytetarëve të orientohen në peizazhin e gjerë ligjor, në fushat më me interes në jetën e tyre të përditshme. Portali, i realizuar me fonde të qeverisë kanadeze, është pjesë e një pune më të gjerë për edukimin ligjor të publikut, që bëhet nga Prezenca e OSBE-së dhe që ka në bazë moton “Shteti i së drejtës fillon nga ti”. NjohLigjin.al është një tjetër kontribut praktik nga Prezenca e OSBE-së për të siguruar një reformë reale në sektorin e drejtësisë. Prezenca bashkëkryeson nëngrupin për edukimin ligjor të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Duke folur në prezantimin e kësaj platforme, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, tha: “Mund të duket e mjaftueshme që teksti i ligjeve të jetë publikisht i disponueshëm, në mënyrë që njerëzit të mund ta lexojnë atë. Sidoqoftë, ashtu siç e di shumëkush nga ju që është përpjekur të lexojë dhe të kuptojë ndonjë prej këtyre teksteve, kjo gjë nuk është dhe aq e lehtë. Kur qytetarët e thjeshtë lexojnë një ligj ata çorientohen më shumë sesa sqarohen.

Dhe thuajse në asnjë rast nuk zbatohet vetëm një ligj për një problem të caktuar, por, përkundrazi, bëhet fjalë për një tërësi tekstesh ligjore që duhen marrë parasysh. Ata prej jush që kanë formim ligjor kanë mësuar sesi të orientohen në këtë botë juridike, por shumica e njerëzve nuk e kanë këtë formim. Synimi i faqes “Njoh ligjin” është që t’i japë qytetarit të thjeshtë një mjet të ri veprimi për t’u orientuar në këtë peizazh ligjor. Gjithashtu, kjo faqe duhet parë edhe si një burim për organizatat e shoqërisë civile dhe klinikat e ndihmës ligjore që ofrojnë këshillim ligjor falas për qytetarët, sidomos për ata që mund të mos kenë akses në internet”. 


 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim