Manjani: Gjykatat të mos bëhen
pengesë për kreditë e këqija

Manjani: Gjykatat të mos bëhen<br />pengesë për kreditë e këqija
Në fjalën e tij gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Apelit ministri i Drejtësisë Ylli Manjani preku si një ndër çështjet kyç dhe problematike atë të kredive të këqija .Ai tha se Gjyqësori duhet të lejojë përmbarimin të ekzekutojë vendimin dhe jo t’i bllokojë me procedura.

"Shumë shpejt do t’i propozojë qeverisë një paketë ligjore, i cili përforcon rolin e përmbaruesit, pasi mesazhi është ky: kush ka marrë kredi duhet ta kthejë pas, kokërr më kokërr. Vërtet marrëveshja është private, por interesi është publik. Nuk kemi ndërmend të cedojmë, sepse mund të ketë pasoja më vonë. Çështja e kredive të këqija duhet adresuar me përparësi. Si çdo titull ekzekutiv tjetër, duhet zbatuar. Ftesa ime është: ju lutem të lejojmë përmbarimin të zbatojë vendimet. Nuk mbrohet debitori duke i thënë mos paguaj kredinë!"-tha Manjani

Ministri renditi gjithashtu çështjet më kryesore në Gjykata që kanë nevojë për përmisim. Së pari Manjani u kërkoi gjyqtarëve të respektojnë vendimet dhe oraret e gjykimit pasi vonesat janë dhe vazhdojnë të mbeten të patolerueshme. 

"Dy inspektorë të mi, rastësisht u gjendën në një gjykatë javën që shkoi, në një bisedë me një gjyqtare, e cila zyrtarisht kur po zhvillonte bisedën, ishte anëtare e një trupi gjykues. Nuk më erdhi as ankesë zyrtare dhe as palët, por inspektorët. Nuk po i hyj fare edhe rasteve të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Orari i gjykimit është ABC-ja e çdo takimi. Edhe kur i riu del për qejf, ka një orar, jo më gjykimi."-u shpreh Manjani para gjytarëve
 
Lidhur me çështjet e pronësisë ai tha se mesazhi që "prona nuk po shkon tek i zoti, por tek më i zoti, është një histori e vjetër.
 
"Unë jam koshient që zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk është 100% aty ku duhet. Gjykatat tentojnë të anashkalojnë listën e ekspertëve të licencuar nga shteti.Një person që ka mbaruar mjekësi nuk mund të jetë detyrimisht ekspert mjeko-ligjor në qoftë se nuk është licencuar nga shteti. Na ka ndodhur në një gjykatë që merren dy mjekë dhe hedhin poshtë të gjitha aktet e ekspertimit me firmë dhe me vulë të njohur nga shteti dhe kjo ishte në dëm të një spitali privat. Do t’i bëjmë edhe inspektimet."
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës