TIRANE- Zv/Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, është shprehur se Bashkia është autoriteti që duhet të bëjë përcaktimin e çmimit të biletës në linjat e transportit urban. Në diskutimin e tij për projektligjin e Transportit Rrugor në komisionin e Punës, Manjani është ndalur në problematikën e çështjes së biletës së urbanëve e cila prej kohësh ka ngjallur debate por megjithatë nuk ka marrë ende një zgjidhje konkrete.
“Bashkia është autoriteti që bën edhe lidhjen e kontratave me shoqëritë e transportit ndaj edhe ai është institucioni që duhet të bëjë edhe përcaktimin e çmimit te biletës”, u shpreh Manjani. Sipas zv/ministrit qeveria do të impenjohet në çështjen e kategorive që kompensohen duke akorduar fonde të veçanta për pushtetin lokal. “Masa e kompensimit bazohet në ligjet në fuqi dhe të gjitha fondet për kompensim do t’i transferohen pushtetit lokal”, sqaroi zv/ministri Manjani.
Ndërkohë në një prononcim për mediat dy ditë më parë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka theksuar se përcaktimi i çmimit të biletës së urbanëve është një kompetencë e qeverisë, ndërkohë që institucioni i cili ai përfaqson është deklaruar kundër rritjes së këtij çmimi. “Në dy vitet e fundit kemi arritur shumë. Qytetarët janë dëshmitarë të rritjes së cilësisë së shërbimit urban. Ky shërbim duhet të subvencionohet nga qeveria pa rritur çmimin e biletës.
Për ne çmimi i biletës është i paprekshëm. Kërkesa për kondrabiletat është kërkesë e ligjshme e çdo qytetarit dhe sjell përmirësim”, u shpreh nënkryetari Bozdo. Pak kohë më parë drejtuesit e kompanive të autobuzeve që kryejnë transportin urban zhvilluan disa greva për plotësimin e kërkesave të tyre në lidhje me çmimin e biletës dhe kompensimit të shtresave që përftitojnë shërbimin falas.
Shkrimi u publikua sot (8.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com