Manjani kërkesë Metës: Të ri-dekretohet një tjetër datë për zgjedhjet lokale

Manjani kërkesë Metës: Të ri-dekretohet një tjetër datë për zgjedhjet lokale

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Meta që të nisë procesin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Manjani shprehet se në situatën në të cilën ndodhet vendi, është në të drejtën Kushtetuese dhe ligjore, që Presidenti ta shtyjë datën e zgjedhjeve.

"Pa dyshim, fillimi nga Presidenti i Republikës i një proçesi ri-dekretimi të datës së zgjedhjeve lokale, do ishte krejt normal në këtë situatë anormale që gjendet vendi.

Unë jam dakort me konstatimin e Tij të para dy ditëve që ".... parimet kushtetuese prevalojnë ndaj çdo formaliteti..."

Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë.

Në fund të fundit Ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimi, bën pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë.

Pra, asnjë problem Kushtetues, nga ana formale, nuk do të gjeja nëse Presidenti, nisur nga fakti që dekreti i Tij për zgjedhjet lokale nuk po zbatohet, të rifillonte proçesin e ri dekretimit të një date tjetër zgjedhore.

Se të themi të vërtetën dekreti përcakton datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë. Të mos hyjmë pastaj tek veprimtaria gjysmake e KQZ dhe tek mosregjistrimi i opozitës në zgjedhje.

Këto janë arësye të forta për të detyruar Kryetarin e Shtetit të rikonsiderojë anulimin e një dekreti që nuk zbatohet.

Pa dyshim që ky proçes ri- dekretimi nuk mund të jetë vetëm juridik. Në radhë të parë ai është një proçes politik, por edhe Kushtetues.

Parimet e shtetit demokratik dhe të sundimit të ligjit janë cënuar rëndë. Kushtetuta nuk mund të katandiset si afat procedurial, siç na fton Kryeministri.

Pasi shkel rëndë trupin e shpirtin e saj, asnjë kuptim nuk kanë më afatet...

Ndaj ri-dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale mbetet e vetmja zgjidhje.

Pa dyshim, jo të gjithë janë dakort me këtë zgjidhje in-extremis, por ska tjetër.

Aq më tepër kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Precedent për këtë rast ka. Është ri-dekretimi i zgjedhjeve të 2007 dhe të 2017.

Ndaj, Presidenti duhet ta rimarrë këtë precedent", shkruan Manjani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 27/05/2019 20:05

    Ik mor zhduku, ti dhe Presidenti plehre i juaji. Hajduter

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 27/05/2019 20:02

    Po loqke mbeti ky kokemeshinka

    Përgjigju
  • Www: 27/05/2019 19:29

    Ik ore duçe se ti mendjen per rrumpall e ke.

    Përgjigju
  • XXX: 27/05/2019 19:02

    Ik ore kok rrocke.

    Përgjigju
    • Luto: 27/05/2019 19:11

      Qerosi jep mend kur nuk ti degjon askush mets ska ku e lu

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente