Strategjia e Ministrisë së Drejtësisë për të përmirësuar bazën ligjore në favor të biznesit është letra e bardhë. Kështu ka deklaruar në një tryezë të rrumbullakët me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) ministri Ylli Manjani, duke nënkuptuar se është komuniteti i biznesit ai që duhet të shpreh propozimet për ligjet.
"Strategjia e letrës së bardhë na nxjerr të gjithëve faqebardhë. Biznesi ka nevojë për ligje të thjeshta dhe reagim të shpejtë, shërbim korrekt. Ne nuk jemi përgjegjës për taksat e tatimet, por kur bëjmë ligje që i duhen biznesit strategjia është ju lutem shkruajeni vet. Kush është ligji më i mirë që ju përshtatet. Këto do ta bëjmë përmes asosacioneve të biznesit. Kjo strategji më duket më e efektshme," tha Manjani.
Në fjalën e tij, kreu i dikasterit të Drejtësisë tha se biznesi nuk mund të pres reformën në drejtësi, pasi ka përgjegjësi çdo ditë dhe për këtë duhet të funksionojë ligji që është aktual.
"Reforma në drejtësi nuk diskutohet. Qytetarët e kërkojnë. Por nga ana tjetër jemi koshient që biznesi s'mund të na pres ne kur të bëjmë reformën sepse u duhet të shkojnë në punë çdo ditë dhe kanë përgjegjësi. Prandaj duhet të funksionojë ligji ky që është dhe ai që do jetë," tha ai.
Manjani u kërkoi investitorëve të huaj që së bashku të punojnë për ndërtimin e dhomave të arbitrazhit në Shqipëri. "Sëbashku duhet të bëjmë dhomat e arbitrazhit. Ti përdorim me standartet e arbitrimit ndërkombëtar, ku palët kursejnë shërbimet e udhëtimit. Ju e dini që shteti shqiptar nuk ka qenë i sukseshëm me detyrat e arbitrazhit
Kjo është një detyre e madhe për ne dhe jemi të gatshëm të ofrojmë garanci nëse fillon të aplikohet reforma e arbitrimit në Shqipëri," u shpreh ministri.
Manjai shtoi në fund të fjalës së tij që ministria e Drejtësisë është duke parë mundësinë e rishikimit të sistemit të pagave në sistemin gjyqësor sepse "terapia më e mirë kundër korrupsionit mbetet trajtimit financiar," tha Manjani.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com