TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri të ditur se qytetarët nuk do të paguajnë më për borxhet e ndërtuesve. Duke filluar nga sot asnjë apartament me kontratë sipërmarrje, porosie ose me premtim shitje, nuk do të mund të sekuestrohet edhe nëse ndërtuesi është debitor në banka apo tatime.
“Shërbimi Përmbarimor privat ose publik nuk mund të sekuestrojë apartamentin e askujt që e ka ende me kontratë sipërmarrje, porosie ose me premtim shitje. Ka vetëm një kusht, që personi duhet të tregojë që ka shlyer këstet e pagesës, qoftë dhe një të vetëm.
Me rëndësi të ketë një kontratë, të banojë në shtëpi. Shërbimi Përmbarimor nuk mund të sekuestrojë këtë banesë, ky është udhëzimi im i nxjerrë sot, që do t’u bëhet me dije të gjithë përmbaruesve.
Kjo është një mbrojtje që ne po u japim këtyre qytetarëve që kanë harxhuar paratë e tyre për të blerë një banesë dhe ne duhet t’ua sigurojmë. Udhëzimi im mbron djersën e qytetarëve, por kurrsesi nuk është qëllimi të mbrojnë ata që nuk shlyejnë detyrimet”.- deklaroi ministri Manjani.
Në një deklaratë për mediat, ministri Manjani porositi qytetarët që për çdo blerje të pasurive të paluajtshme, t'i drejtohen vetëm zyrave të noterit.
“Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që do të blejë një pasuri të paluajtshme duhet ta bëjë në zyrën e noterit, askund tjetër. Të ketë me vete dokumentin e identitetit, ata që e kanë para 2014, të shkojnë dhe të aktivizojnë nënshkrimin elektronik aty ku e kanë marrë, kjo do rrisë sigurinë ligjore 1000%. Nëse blerjet bëhen jashtë zyrës së noterit shteti nuk ka asnjë përgjegjësi, nuk garanton më askënd”- tha ministri Manjani.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO