Vetëm një ditë pas ndjesës publike lidhur me lirimin e Domart Konjarit nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar Drejtorinë e Inspektimit dhe kontrollit të Gjyqësorit, për të verifikuar praktikën ligjore që është ndjekur lidhur me vendimin që i dha lirinë Domart Konjarit.
Ky i fundit rezulton i dënuar në Francë me 10 vite burg dhe 2.6 milion euro, ku ko shumë duhet të paguhet nga 20 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Domart Konjari.
Nga dita e kësaj të hënë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, do fillojë inspektimi në gjykatë, me qëllimin kryerjen e një inspektimi verifikues për këtë problematike, që solli dhe reagimin e Ambasadës Franceze në Tiranë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com