Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar indirekt prokurorinë për dembelizëm.

Duke folur për gjetjet e inspektimeve në organin e akzuzës gjatë 2015-s, sipas ministrit sistemi i sotëm ka prodhuar një prokuror dembel i cili nuk i shërben rolit pro-aktiv dhe bën pink-pong përgjegjësie me gjykatën.

Ai u ka kërkuar deputetëve që reforma në drejtësi të bëjë ndryshime rrënjësore në organin e akuzës.

Jemi në mes të Reformës në Drejtësi dhe është momenti për ti zgjidh. Është shumë më efektive kjo sesa të humbim kohë që filan prokuror apo fishek prokuror, kur e dimë që të gjithë kanë një alibi ligjore sot në xhep. Të gjithë hedhin ping-pongun e përgjegjësisë, jo ma solli policia, jo ma futi gjykata, jo s’më dëgjoi ky e jo s’më dëgjoi ai. Unë them që të ngrihemi një cikë më larg në këtë diskutim, të ngrihemi tek niveli parimor. Na duhet një prokuror aktiv” tha Manjani.


Opozita nuk përmendi emrin e Emiliano Shullazit, por e vetmja pyetje që erdhi prej saj kishte të bënte me punën e policisë e Prokurorisë për rastin e tij.

Policia thotë se këta zgjatën hetimet, prokuroria thotë se hetimet zgjatën se bëhen lëvizje të shpeshta. Kini ju një zgjidhje përfshi dhe faktin e rrethanat e fundit që prokuroria bën hetime e policia hesht me arrestimet që po bëhen në ditët e fundit” tha Halimi.
 
Ndërkohë që Manjani i është përgjigjur duke thënë se, “Prokuroria që është Zot i dosjes hetimore gjendet me vonese qoftë edhe jo për shkak të tij, për mua prapë përgjegjës është prokurori” tha ai.
 
Pavarësisht vërejtjeve të maxhorancës për mos reagimin e kryeprokurorit për vërejtjet e raportit të ministrisë, Manjani preferoi që të fokusohej tek mënyra si funksionon sistemi duke iu shmangur përplasjeve me Adriatik Llallën.

Fjala e plotë e Ministrit të Drejtësisë, gjatë raportimit nëKomisionin për Çështjet Ligjore

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)