Ish-ministri i Drejtësisë paralajmëron kryeministrin Edi Rama se nëse nuk jep dorëheqjen, do hiqet nga posti i kreut të qeverisë.
Reagimin e tij Manjani e ka përcjellë përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
Ish-ministri i LSI-së i referohet deklaratës së Ramës një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se PS mund të hyjë edhe vetëm në zgjedhje.
Për Manjanin, ky qëndrim i kryeministrit tregon arrogancë dhe paralajmëron se kreu i qeverisë do të paguajë për të.
“Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia!”, shkruan Manjani.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com