Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkruar një status një Facebook pak para shkarkimit të tij, ku ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga disa portale se ai ishte larguar nga detyra.
Në një statusin e tij Manjani ka njoftuar se as nuk kishte dhënë dorëheqje, e as nuk ishte shkarkuar nga posti i tij si ministër i Drejtësisë, por sipas tij lajmi i rremë lidhet anulimin e një konference për shtyp, të cilën ai thotë se e ka anuluar për arsye shëndetësore.
Ky status është publikuar nga Manjani në orët e vona të mbrëmjes së djeshme e ndërsa vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur mëngjesin e sotëm pas takimin të kreut të qeverisë Edi Rama me kreun e LSI Ilir Metën.
Statusi i plotë i Manjanit
Mirëmbrëma,
Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto
lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen. Dëshiroj tu informoj se:
1. Nuk kam dhënë dorëheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një
gjë e tillë!
2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!
3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar! E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!
Natën e mirë!
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com