Në përfundimin e mandatit të tij si Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Cannon është pritur në një takim kortezie nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ku kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Britanisë së madhe.
Manjani shprehu mirënjohjen për të gjithë ndihmën dhe asistencën e Qeverisë Britanike, ndërsa vlerësoi edhe rolin mjaft aktiv të Cannon në procese me mjaft interes për vendin tonë, përfshirë edhe kontributin e tij në nismat reformuese për sistemin e drejtësisë.
Manjani e ka falenderuar Ambasadorin Cannon veçanërisht për asistencën e dhënë në drejtim të zhvillimit të sistemit penitenciar, në përafrimin e tij me të tjera sisteme të standardizuara që synojnë avancim në respektimin e të drejtave të njeriut.
Ambasadori Cannon ka vlerësuar bashkëpunimin disavjeçar si dhe është shprehur mjaft pozitiv për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com