Shqipëria dhe Turqia duhet që të forcojnë bashkëpunimin mes tyre sa i takon masave konkrete për anti-krimin dhe anti-terrorin.

Kështu ka deklaruar nga Turqia, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka takuar homologun e tij Bekir Bozdag.

manjani

Sipas Manjanit, “Turqia është partner i rëndësishëm strategjik në rajonin tonë. Forcimi i bashkëpunimit sektorial është rëndësishëm”.

manjani

Në këtë takim, dy homologët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit reciprok mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin në fushën e drejtësisë për të luftuar fenomenet e përbashkëta kriminale.

manjani

Në këtë kontekst, Manjani dhe Bozdag diskutuan për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave për të trajtuar me sukses luftën kundër krimit dhe trafiqeve.

manjani

Ata kanë rënë dakord edhe për detajimin e protokolleve të bashkëpunimit për t’i shërbyer më mirë qytetarëve të dy vendeve si dhe ndanë bindjen për t’u angazhuar në ndërtimin e lehtësira ligjore për komunitetin e biznesit në të dy vendet tona.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)