Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka takuar sot shefen e FMN-së në Shqipëri Anita Tuladhar me të cilën diskutoi një bahskëpunim të mundshëm për përmisimin e klimës së biznesit dhe përmisim të kuadrit ligjor për falimentin dhe përmbariminGjatë takimit është diskutuar mbi krijimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit në vendin tonë.

manjani
 
Gjithashtu theksi është vënë në nevojën për përmirësim të kuadrit ligjor në shërbimin përmbarimor si dhe në fushën e falimentit, ku ndër të tjera përfaqësuesit e FMN-së kanë vlerësuar draftin e ri të ligjit për falimentin, për të cilin Ministri Manjani u shpreh se shumë shpejt do të dërgohet në parlament.
 
Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e kuadrit ligjor përsa i takon koncensioneve dhe Partneritetit Publik Privat (PPP), çështje për të cilat Manjani vlerësoi si me mjaft rëndësi ndërmarrjen e një studimi të mirëfilltë fizibiliteti.

manjani
 
Modalitetet e menaxhimit të ankandeve, si do të përcaktohen tarifat, etj ishin një tjetër temë e shtruar për diskutim gjatë këtij takimi. Në këtë aspekt, Manjani theksoi rëndësinë e krijimit të një metodologjie të unifikuar apo skeme të qartë veprimi dhe në këtë pikë ai kërkoi bashkëpunim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

manjani
 
Mes të tjerash, gjatë këtij takimi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e informoi delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe mbi stadin aktual të reformës në drejtësi.


Redaksia online
(shqiptarja.com)