Manjani: TIMS të lidhet me rrjetin 
e Gjykatave, duhet short elektronik

Fjala e plotë e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani tha se proceset gjyqësore janë të paragjykuara për sa kohë është e ditur se kush do të jetë gjyqtari i një çështjeje. Sipas Manjanit,  zgjedhja e gjyqtarëve aktualisht nuk bëhet me short elektronik dhe kjo duhet të marrë fund.

Një veprim i tillë, do të ishte një granci për paanshmërinë e proceseve tha Manjani. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë tryezës së organizuar nga EURALIUS, mbi sistemin elektronik të proceseve gjyqësore.

"Thirrja ime e parë për gjithë kryetarët e gjykatave, kancelarët e gjykatave është të përdorin sistemin aktual sepse të paktën jep garancinë e shortit të paanshëm dhe është bërë kjo punë si lotari kombëtare që dihet edhe kush është gjykatësi i Apelit ndonjëhër që kush do ta gjykojë çështjen."-tha Manjani

Në këtë tryezë, ku u diskutua mbi të ardhmen e menaxhimit të gjykatave dhe sistermin elektronik të proceseve që nga regjistrimi i një dosjeje, hedhja në shtort, vijimi i procesit e deri tek dhënia e vendimit. Manjani tha se caktimi i gjyqtarëve me short elektronik do të sjellë rritjen e besimit të qytetarëve tek gjykatat.

Manjani kërkoi që sistemi i gjykatave të lidhet edhe me sistemet e tjera të informacionit, si sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, sistemi i informacionit i prokurorisë, apo regjistri kombëtar noterial dhe ai i përmbaruesve. 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE

Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE