Manjani: Zgjedhja e gjyqtarëve
duhet të bëhet me short elektronik

Manjani: Zgjedhja e gjyqtarëve<br />duhet të bëhet me short elektronik
Zgjedhja e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve duhet të bëhet me short elektronik. Kwshtu ka deklaruar ministri të Drejtësisë Ylli Manjani i cili tha se proceset gjyqësore janë të paragjykuara për sa kohë është e ditur se kush do të jetë gjyqtari i një çështjeje.

Sipas Manjanit, zgjedhja e gjyqtarëve aktualisht nuk bëhet me short elektronik dhe kjo duhet të marrë fund. Një veprim i tillë, do të ishte një granci për paanshmërinë e proceseve tha Manjani. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë tryezës së organizuar nga EUROALIUS, mbi sistemin elektronik të proceseve gjyqësore. 

“Thirrja ime e parë për të gjithë kryetarët e gjykatave, kancelarët e gjykatave, është që të përdorin sistemin aktual sepse të paktën ICMIS të jep garancinë e shortit të paanshëm. Nuk e siguron “Track Record” për çështjen sa herë të duash informacion, sepse një dosje që regjistrohet në gjykatë me një numër protokolli nuk është më i njëjti numër në një gjykatë tjetër për po të njëjtën çështje dhe kjo krijon një konfuzion. Kjo është një gjë që nuk mund ta përballojmë dot. Ka çështje dhe është bërë kjo punë si llotari kombëtare, që dihet edhe se kush është gjykatësi i apelit, se kush do ta gjykojë çështjen. Për fat të keq kjo na ka ndodh. Kjo është një histori që nuk mund ta tolerojmë më! Nuk rritet besimi tek gjyqësori kur dihet paraprakisht se kush do jetë gjyqtari. Është i domosdoshëm përdorimi i sistemit elektronik për hedhjen e shortit nga gjykata”, tha Manjani. 

Po ashtu ministri i Drejtësisë u shpreh se reforma në këtë sektor është shumë e rëndësishme, për të përmirësuar shërbimin ndaj publikut duke iu referuar këtu Gjykatës së Tiranës e cila ka hezituar të përdorë sistemin elektronik.

"Unë e mirëkuptoj apo jam gati ta mirëkuptoj Gjykatën e Tiranës që ka qenë hezitante për ta aplikuar këtë sistem por nuk arrij të kuptoj se si është e mundur që vihet në diskutim autoriteti i shtetit shqiptar. Një gjykatë del më vetë, një gjykatë tjetër ka një sistem tjetër dhe asgjë e integruar nuk funksionon. Gjykata e Tiranës nuk është republikë më vete por është pjesë e sistemit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, me gjithë të drejtat që mund të ketë. Ashtu sikurse Gjykata e Gjirokatrës nuk mund të jetë perandori më vete dhe as e ndonjë pashallëku më vete por është pjesë e sistemit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë gjithashtu. Dhënia e vendimit gjyqësor është pjesë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe kjo është absolute, e paprekshme dhe kush e prek ka prekur republikën. Por shërbimi pulik është i inegruar dhe pjesë e së tërës dhe pavarësisht ndarjes së pushteteve qëllimi është i përbashkët, t’i shërbejmë publikut," deklaroi Manjani.

Manjani kërkoi që sistemi i gjykatave të lidhet edhe me sistemet e tjera të informacionit, si sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, sistemi i informacionit i prokurorisë, apo regjistri kombëtar noterial dhe ai i përmbaruesve.


Fjala e plotë e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë