Manjola Lloja: Si të nxisim të
rinjtë të orientohen drejt riciklimit

Manjola Lloja: Si të nxisim të<br />rinjtë të orientohen drejt riciklimit
TIRANE - “Nji Mar, Nji Mrapsht” është në fakt një mënyrë jetese, ku vëmendja shkon drejt të bukurës për trupin e shpirtin, ku tradicionalja merr ngjyrat e të përditshmes, ku çdo letër, fill, gurë, dru a penel shpreh një emocion, ku gjithkush gjen vetveten duke mbetur besnik i veçantisë së tij, ku merr vlerë çdo ide e koha që asaj i duhet për tu bërë e prekshme, ku mundesh me gjet gjithçka shqiptare që rri kaq mirë në çdo cep të botës.

Kjo është nisma që motrat Anisa Lloja (arkitekte) dhe Manjola Lloja Bushati(sociologe) kanë nisur një vit më parë me artizanë nga gjithë trojet shqiptare, për të mos thënë në çdo vend që ka shqiptar. në këtë intervistë, Manjolla Lloja tregon se kjo nismë jo vetëm të afron me tradicionalen dhe të bukurën, por të krijon një mundësi vetëpunësimi duke u larguar sadopak nga monotonia e të përditshmes, sidomos për djemt dhe vajzat e reja. Më tej, ajo tregon se kjo nuk është një përpjekje e thjeshtë, por një lloj motivimi për të bërë diçka për veten dhe njerëzit që na rrethojnë.
 
Si ka nisur nisma “Nji Mar, Nji Mrapsht”?
Bashkë me motrën time kemi ngritur këtë iniciativë që nga 1 Prilli i vitit të kaluar. E kemi nisur me 3 artizanë dhe tani janë bërë 48 me dy hyrjet e fundit të ditës së brëmshme. 12 prej këtyre merren vetëm me riciklimin, ndërsa të tjerët punojnë punime me dorë, por edhe të natyrave të tjera. Duke qenë se edhe tema e panairit sot, është e tillë; Të mbrojmë natyrën dhe të jetojmë eko, kemi zgjedhur 12 prej artistëve artizanë që bëjnë pjesë në nismën tonë të cilët punojnë me materiale të ricikluara.
 
Kush është të mesazhi që të sjell nisma që ju keni marrë një vit më parë?
“Nji Mar, Nji Mrapsht” është një mënyrë me filluar një punë dore, po është edhe një stil a fat jete, ku jo gjithçka ec a bëhet mirë, por gjithsesi të mëson në mos si duhet, si nuk duhet.
 
Cilat janë ato materiale që ju përdorni më shumë?
Duke qenë se në fokus kemi riciklimin e materialeve të ndryshme, ne kemi zgjehdur të punojmë me rroba të vjetra, qilima, metale, kanaçe të cilat janë kthyer në bizhuteri, letra dhe me copa të punuar në tezgjah të vjetëruara të cilat tashmë janë kthyer në çanta.
 
Ju theksuat se në këtë nismë janë bërë pjesë grupmosha të ndryshme. Ishte e vështirë që për një vit të ngrije një grup kaq të madh, ku pasioni duket se ka lulëzuar?
Kjo është një nga gjërat më frymëzuese sepse nismës i janë bashkuar grupmosha të ndryshme dhe prejardhje të ndryshme dhe fatmirësisht ka dhe shumë gjeografi. Aq gjeografi ka, sa mund të them që koleksionin ‘okletik’ që është qelqi i ricikluar dhe i punuar me bojëra jo toksike, ku elementët mund të përdoren edhe në jetën e përditshme dhe jo vetëm si dekorative, vjen nga Nju Jorku.

Është Olta Dokle që i punon atje dhe i sjell këtu. Për të mos thënë që në grup kemi larmishmëri talentesh dhe nga Prishtina, Struga dhe Tirana, që çdo gjë të panevojshme e kthejnë në përmes riciklimit një objekt të nevojshmë. Nisma jonë është e larmishme jo vetëm përsa i përket profesioneve, por edhe moshës.
 
Është një nismë optimizte pasi vetëm në një vit ju keni ngritur një treg pune për shumë artizanë ku ka shqiptarë?
Dita e sotme dhe ky panair që është ngritur sot këtu, janë stimuluesit më të mirë të puëns sonë. Për herë të parë, fatmirësisht në Tiranë njerëzit nuk dalin vetëm për të bërë gjiro në bulevard, por janë organizuar në një mënyrë të veçantë për të folur pro të bukurës, është ekologjike dhe që mbron natyrën. Në këtë panair ne kemi zgjedhur atë që e përsërisim ditë pas dite në nismën tonë, “Është koha që t’ia kthejmë dashurinë natyrës”.
 
Mendoni se ka një trend të ri përsa i përket sërish zhvillimit të artizanateve, apo edhe punimeve që realizohen përmes riciklimit?
Fatmirësisht trendi ka ndryshuar, njerëzit i’u janë kthyer shumë gjërave të punuara me dorë dhe artizanatit. Ndoshta edhe sepse tregu është tejngopur me industri të prodhura në masë. Tani, njerëzit tentojnë të blejnë një gjë që është e veçantë, është speciale për to dhe pse jo të mos kushtojë shumë. 
 
Pra, me dëshirë dhe pasion mund të gjesh mënyra për tu vetëpunësuar. Kjo duket se është edhe motoja që ju keni?
Absolutisht! Ky është një mesazh i drejtë dhe nxitës pasi janë shumë të rinj që prodhojnë nga këto punë dhe normalisht gjejnë treg. Kjo është një mënyrë, ndoshta jo për të fituar shuma marramendëse, por për ti ikur rrugës, sjelljeve monotone dhe për të qenë kreativ.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?