Me urdhrin e Kryeministrit francez Manuel Valls, pianistja shqiptare u vlerësuapër kontributin e saj në transmetimin e vlerave të artit, kulturës dhe edukimit.
Prej vitit 1997, Manjola Trebicka, ushtron mësimdhënien në piano në Shkollën e Legjionit të Nderit në Francë. Ajo është krijuese e klasës së muzikës së dhomës. Paralelisht zhvillon aktivitetin e saj me koncerte të shumta dhe pjesëmarrje në festivale të rëndësishme të muzikës klasike. E vlerësuar me medalje ari për piano në Shqipëri, bashkëpunimet e Manjolës janë edhe me shqiptarë të tjerë të famshëm si me soprano Inva Mula në koncertin, “Ohrid Summer”.
Rikthimi në skenën shqiptare do të jetë në Janar, me një koncert solo në Teatrin e Operas dhe Baletit, që do të pasohet nga një tjetër bashkëpunim, ai me zërin e bukur lirik të Ermonela Jahos.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
