ATHINE- Manolis Glezos deputet i koalicionit të grupeve të majta radikale, SYRIZA, drejtuar nga Aleksis Cipras ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Enver Hoxhës më 11 prill 1985. Në një video të publikuar në youtube, Manolis Glezos, pjesëmarrës në luftën kundër pushtimit nazist shihet duke vendosur kurora me lule dhe pasi bën homazhe takon Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë.
SYRIZA njihet si një nga forcat politike greke, që mbron të drejtat e emigranteve dhe punëtorëve. Një votim i ri mund t'i bëjë ata partinë më të madhe në një koalicion anti-memorandum, i cili sipas analistëve mund të kërcënojë anëtarësimin e Greqisë në euro. Mbështetja popullore për të e pati bazën në programin për anulimin e memorandumit të masave të ashpra, kontrollin dhe shfrytëzimin e depozitave bankare për investime si dhe ngritjen e një komisioni ndërkombëtar auditimi për të hetuar masën e borxhit publik grek.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com