Ndonëse kanë kaluar dy vjet prejse Marrëveshja e Demarkacionit u nënshkrua mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk po mund të gjendet një zgjidhje. Përkundrazi, së fundmi (pas formimit të Komisionit të Ri për Demarkacionin) kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në rast se nuk arrihet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje, kjo marrëveshje mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Mirëpo njohësit e çështjeve politike dhe evropiane konsiderojnë se Arbitrazhi nuk është zgjidhja e duhur për Demarkacionin, kjo meqë Arbitrazhi mund të mos sjellë zgjidhje për vite të tëra. Ata me këtë rast kanë bërë thirrje që Kosova ta gjejë një zgjidhje me Malin e Zi, porse janë shprehur skeptikë nëse versioni aktual mund të ndryshohet.
Nga ana tjetër, përderisa Mali i Zi vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta rinegociojë këtë marrëveshje, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Demarkacioni të ratifikohet sa më parë, në mënyrë që të hapet rruga drejt liberalizimit./ Zeri
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
dy.b/shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)