Manuel Neuer fiton çmimin e IFFHS
si portieri më i mirë i vitit 2016

Manuel Neuer fiton çmimin e IFFHS<br />si portieri më i mirë i vitit 2016
Portieri i Bayer Munich, Manuel Neuer, është shpallur si portieri më i mirë i vitit 2016 nga  Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS).

Gjermani arriti të mposhte në votimin në internet italianin, Buffon, i cili  ka arritur ta marrë këtë çmim 4 herë. Gjithashtu edhe Neuer, e merr këtë çmim për herë të katërt dhe i duhet ta marri edhe një herë tjetër për të arritur rekordin  e Ikar Casillas, i cili ka mundur ta fitojë 5 herë në karrierën e tij.

Fituesi i këtij çmimi vendos nga votimi online, votat e stafit të IFFHS dhe të disa ekspertë të futbollit në të gjithë botën, ku në bazë të pikëve të grumbulluara shpallet edhe fituesi.

Neuer arriti të grumbullonte 156 pikë, ndërkohë që Buffon i cili zuri vendin e dytë arriti të merrte vetëm 91 pikë.

Çmim “Portieri më i mirë  i viti” është dhënë për herë të parë në vitin 1987.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar