Aktorja dhe modelja e njohur Manuela Arcuri ka deklaruar se është shtatzënë.

“Jam shtatzënë me të dashurin tim, Giovanni. Jemi shumë të lumtur, kishim një vit që e dëshironim një gjë të tillë”, ka deklaruar aktorja italiane për revistën “Chi”.

Më tej ajo ka treguar se pasi ka bërë një test shtatzënie të blerë në farmaci ka zbuluar se është shtatzënë.

manuela arcuri

“Prita të fejuarin tim i cili ishte në punë dhe i përgatita një darkë romantike për ti dhënë lajmin e mirë”, ka shpjeguar më tej bukuroshja italiane.

36-vjeçarja ka hedhur poshtë dhe zërat për një martesë të bërë me të dashurin e saj, duke thënë se kanë vetëm dy unaza fejese në duar.

Por nuk ka mohuar se pas lindjes së fëmijës ata do të zhvillojnë ceremoninë e martesës, të cilën Arcuri e ëndërron në plazh me detin në sfond.

manuela arcuri

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)