Një nga 6 të akuzuarit e rastit “Monstra” në Maqedoni, Fejzi Aziri ka marrë sot dënimin me 6 vjet e gjysmë heqje lirie në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2009.
Ai u ul sot në bankën e të akuzuarve për t’u gjykuar për “vrasje të mbetur në tentativë”, gjatë një incidenti në një fermë ku ai ka qëlluar kundrejt tre traktoristëve.
Për këtë vepër, ai është liruar dy herë, por në të dy rastet me ankesën e prokurorisë, Gjykata e Apelit ka kthyer vendimin. Sipas vendimit të dhënë sot, Aziri duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor, pas një gjykimi që ka zgjatur prej muajsh.
Ndërkaq, Aziri, së bashku me 5 të akuzuarit e tjerë të rastit “Monstra” po presin vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën e parashtruar kundër dënimeve me burgim të përjetshëm.
Më herët është përfolur se Monstra do të gjykohet në një gjyq të hapur në muajin që vjen.
/Shqiptarja.com