SHKUP - Analistët vlerësojnë se marrëdhëniet mes dy partnerëve të koalicionit janë përkeqësuar, ndërsa shtojnë se VMRO-DPMNE mund të mos pranojë kërkesat e BDI-së gjatë koalicionit të ardhshëm.
Politikanët nga blloku maqedonas, janë të mendimit se një përsëritje e skenarit të vitit 2006 dhe koalicioni i VMRO-së me PDSH-në, edhe për shkak të numrit më të vogël të votave, nuk duhet të përjashtohet.
Ditë më parë, Nikolla Gruevski, kreu i partisë qeveritare maqedonase, VMRO-DPMNE, prezantoi projektet e realizuara të Qeverisë në periudhën prej vitit 2011 deri më 2014. Në këtë prezantim, nuk u përfshinë ministrat shqiptarë. Nga ana tjetër, presidenti Gjorgje Ivanov, po ashtu ka prezantuar arritjet e veta gjatë mandatit 5- vjeçar.
Analistë vendas e kanë komentuar anashkalimin e gjuhës shqipe në broshurën prej 56 faqesh të Ivanovit. Së fundi, në vazhdën e raporteve të përkeqësuar, mund të numërohet tollovia mes partnerëve të koalicionit lidhur me kandidatin për president dhe bojkotin e BDI-së për zgjedhjet presidenciale.
Njohësit e çështjeve politike në vend, por edhe politikanë nga blloku maqedonas, komentojnë mundësitë që përkeqësimet e tilla të shpien drejt një skenari të ngjashëm me atë të vitit 2006-të, kur VMRO-DPMNE bëri koalicion me PDSH-në, edhe përskaj numrit më të lartë të mandateve që kishte fituar BDI-ja.
“Nga ajo që vërehet, raportet mes VMRO DPMNE-së dhe BDi-së nuk janë të mira, për faktin se VMRO po sillet në mënyrë jo përfillëse ndaj BDI-së. Dhe, kjo u pa nga raporti që e dhanë si parti e jo si qeveri, pra si qeveri pa ministrat e faktorit shqiptar. Të njëjtën po e bën edhe Ivanovi dhe ky është një indikacion se këto raporte do të thellohen gjatë fushatës, sepse vokabulari nacionalist sa më shumë do të vijë në shprehje nga kyreministri i VMRO-DPMNE-së. Para zgjedhjeve, kuptohet se favoritë në blloqet etnike janë edhe BDI edhe VMRO. Sipas një principi, VMRO duhet të ulet dhe të bisedojë për qeveri eventuale me BDI-në, pra, fituesit e dy blloqeve. Mirëpo VMRO DPPMNE do ta shfrytëzojë këtë situatë për ta ulur nivelin e bisedimeve në kuptimin e kërkesave të BDI-së. Po e marim si shembull, nëse BDI don të fitojë kryetarin e parlamentit, që është shumë reale, dhe apriori kundërshtohet nga VMRO DPMNE, atëherë VMRO ose Gruevski do të gjejë alibi që kërkesat e BDI-së ti bëjë të papranueshme dhe të bisedojë me partinë tjetër shqiptare. Nëse ajo hyn pa kerkesa ose me nivel më të ulët të kërkesave, mund të perseritet 2006a” deklaron për Express, analisti Ismet Ramadani.
Këtë tezë, para disa ditësh e komentoi edhe kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, i cili konfirmoi mundësitë për një skenar të tillë.
“Tezën se qeveri formojnë partitë fituese e ka vendosur BDI-ja, por nuk është pranuar si qëndrim nga i cili nuk ka lëvizje. Sipas meje, gjatë vendimit se kush do të hyjë në Qeveri, domunies do të jetë interesi. Konsideroj se Thaçi është pratner më i besueshëm se Ahmeti. Nëse PDSH arrin të fitojë deputetë të mjaftueshëm me të cilët VMRO DPMNE mund të formojë qeveri, atëherë VMRO DPMNE do t’i zgjedhë ata si partner koalicioni”, tha Petkovski.
Edhe Lupço Georgievski nga VMRO PP nuk përjashton këtë mundësi. “Por, nëse është e vërtetë përçarja mes tyre, nuk e përjashtoj koalicionin mes PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së”, deklaroi Georgievski.
Por, për Ismet Ramadanin, një gjë e tillë ka konsekuencat e veta. BDI disponon me kapacitete partiake për krizë politike, vlerëson ai.
“Nëse BDI mbetet jashtë koalicionit, ka kapacitet partiak për të krijuar edhe krizë, siç edhe ndodhi pas vitit 2006, që me një mënyrë edhe i paralajmëroi para një kohe lideri i BDI-së se edhe për shkaqe tjera mund të vijë deri te zgjedhje të jashtëzakonshme. Pra, nëse BDi nuk merr pjesë në qeveri, do të pasojë një krizë politike që do të vazhdojë deri në zgjedhje të parakohshme”, tha Ramadani.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, janë caktuar për datën 27 prill. Fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare fillon më 5 prill.
Marrë nga gazeta Express
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com