SHKUP - Gjykata e Apelit në Maqedoni ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për policinë vrasës që vrau dy të rinjtë shqiptarë në shkurtin e vitit 2012 në Gostivar.
Gjykata e Apelit vendosi dënimin me burg të përjetshëm për policin Jakim Trifunovski, i cili kishtë bërë ankesën në këtë gjykatë të shkallës së dytë, pasi dënimin e njejtë e mori edhe në Gjykatën Themelore të Gostivarit, shkruan INA.
Vrasja makabre ndodhi më 28 shkurt të 2012, kur polici Trifunovski pas një zënke vrau dy të rinjt shqiptarë, Besnik Shehapi, 26 vjeç dhe Imran Mehmedi, 30 vjeç në Gostivar.
Kjo vrasje u cilësua për motive banale për një vendparkim pranë pallateve të banimit, ndërsa u dënua nga të gjitha forcat politike dhe bashkësia ndërkombëtare, duke kërkuar proces të drejtë gjyqësor dhe shqiptimin e dënimit të merituar për policin vrasës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com