GOSTIVAR - Policia e Gostivarit ka njoftuar për djegien e një flamuri maqedonas të premten në mbrëmje në Gostivar.
Gjithmonë sipas policisë, të cvilës i referohen media lokale në Gostivar, gjatë natës persona të panjohur kanë grisur dhe djegur flamurin shtetëror në Gostivar përpara selisë së ndërmarrjes “HEC – Mavrovë, që ndodhet në anën e kundër të ndërtesës së komunës së Gostivarit.
Flamuri shtetëror, i cili ishte vënë në shtizat përpara godinës, së bashku me flamurin shqiptar dhe me atë të kompanisë me rastin e festës shtetërore të 11 tetorit ishte mënjanuar dhe përdhosur, duke i vënë më pas edhe flakën.
Policia ka informuar se është dëmtuar vetëm flamuri shtetëror. Mungesën e flamurit në shtizë e ka vërejtur roja i ndërmarrjes, kur ka mbërritur në punë mëngjesin e së shtunës.
Policia ende nuk ka konfirmuar asnjë detal për autorët e mundshëm të rastit. Pohojnë se janë duke shqyrtuar rrethanat, dhe mundësitë e tjera alternative, siç mund të jenë kamerat e sigurisë në objektet për rreth, për të arritur deri te identifikimi i mundshëm i personave që grisën dhe dogjën flamurin shtetëror prej përpara godinës së ndërmarrjes “HEC – Mavrovë”, në Gostivar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com