Maqedoni e Veriut/ Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen 3 ish kryetarët e komunës

Maqedoni e Veriut/ Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen 3 ish kryetarët e komunës

Diskoteka

MAQEDONI E VERIUT - Me urdhër të prokurorisë, policia kanë ndërmarrë një aksion për arrestimin e personave të dyshuar në lidhje me tragjedinë e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

Sipas informacioneve të para, në mesin e të arrestuarve janë ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski, si dhe kryetari i dorëhequr i komunës, Ljupço Papazov.

Prokuroria Publike ka njoftuar se operacioni për arrestimin e personave të përfshirë do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit nesër.

Më 17 mars, Papazov është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit, ku ka dhënë sqarime dhe informacione. 

Ratko Dimitrovski ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Koçanit nga viti 2009 deri në vitin 2017, ndërsa Nikolço Iliev nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Hetimet për tragjedinë në klubin “Pulse” vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë premtuar transparencë dhe ndëshkim për përgjegjësit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 12 Kisha Ortodokse të Botës

Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 12 Kisha Ortodokse të Botës