SHKUP - Partitë politike shqiptare në Maqedoni edhe në këto zgjedhje të dyfishta hyjnë me përçarje të thella midis tyre. Edhe pas thirrjeve dhe tentativave për unitet dhe bashkëveprim nga disa subjekte por edhe organizata tjera politike, asnjëra palë nuk ka marrë nismën për të realizuar një mision të këtillë.
Dy partitë BDI dhe PDSH kanë vijuar me agjendat e tyre partiake, duke shmangur iniciativat për bashkëveprim politik. Zyrtarë të këtyre dy partive i kanë thënë agjencisë INA se ka pasur thirrjet e tyre për unitet por që ato kanë kaluar në veshë të shurdhër.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kishte bërë ofertë publike ndaj Ahmetit për të bashkëpunuar, por më pas ai theksoi se nuk kishte marrë përgjigje nga ai dhe se oferta e tij ishte e mbyllur. Por disa javë më parë edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi apeloi për bashkëveprim duke ftuar publikisht disa nga partitë politike, por edhe kjo nismë dështoi.
Nga ana tjetër, në rreth të ndryshme po qarkullojnë mesazhe të ndryshme dhe tentativa për unifikim. Një mision bashkimi po zhvillohet nga Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM) për një unifikim me disa nga partitë e tjera politike si RDK, PPD dhe shoqata tjera, mirëpo edhe kjo nismë akoma nuk ka ndonjë rezultat konkret.
Analistët politik shqiptar theksojnë se skena politike shqiptare në Maqedoni për përballet me një kaos politik, duke hyrë në zgjedhjet presidenciale me një kandidat për president, Iljaz Halimin e PDSH-së, ndërsa me vendimet për mospjesëmarrje në këto zgjedhje nga BDI, por edhe partitë e tjera.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com