SHKUP - Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle i ka dhënë ultimatum forcave politike në Maqedoni që të zgjidhin krizën politike sa më shpejt.

Mësohet se Fyle ka kontaktuar me telefon Gruevskin dhe Cervenkovsin, të cilëve ua ka tërhequr vërejtjen për pasojat e krizës politike. Për këtë arsye nesër në Shkup do të mbërrijë edhe drejtori për zgjerim i KE-së Stefano Sanino, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i Fyles.

Sanino pritet që të takojë presidentin Ivanov, kryeministrin Gruevski, liderin e opozitës maqedonase Branko Cervenkovski si dhe kreun e BDI-së Ali Ahmetin.

Përfaqësuesit evropianë insistojnë që në zgjedhjet lokale të marrë pjesë dhe opozita, ndërkaq të mos hiqet dorë edhe nga krijimi i Komisionit hetimor që do të zbardhte incidentet e 24 dhjetorit.

*Marrë nga Shekulli
(Gre.M/Shqiptarja.com)