SHKUP - Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç do të intensifikoj procesin për gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit.
 
Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki – Moon theksoi se Nimiç gjatë javëve në vijim do të thirrë takim të ri të palëve negociatore të Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit. “Nimiç planifikon të thirrë përfaqësuesit e të dyja palëve sërish në Nju Jork gjatë javëve në vijim.
 
Sekretari i përgjithshëm sinqerisht po shpreson se këto bisedime do të hapin rrugën për negociata më serioze dhe të arrihet një zgjidhje e pranueshme”, theksoi Nesirski, shkruan INA. 
 
Lidhur me kontestin e emrit, në Nju Jork, ndërmjetësi Nimiç ka zhvilluar takime me evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, për t`u njohur me procesin e negociatave dhe qëndrimin e palëve, ndërsa për këtë çështje është biseduar edhe në takimin mes ministrit të jashtëm grek Venizelos dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki – Moon.
 
Nimiç gjatë qëndrimit në Shkup dhe Athinë nga mesi i këtij muaji u nda me qëndrime kontradiktore dhe pa asnjë marrëveshje midis palës greke dhe asaj të Shkupit, ku të dyja palët shprehën qëndrime kontradiktore për të gjetur një propozim për tejkalimin e këtij kontesti. 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)