/ATSH-MIA/ - Pas dorëheqjes së dy ministrave dhe kreut të shërbimit sekret maqedonas, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin e partisë shqiptare në pushtet.
Zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha ka theksuar se ministrat e BDI-së do të vazhdojnë punën normalisht dhe se nuk do të ketë dorëheqje në radhët e partisë shqiptare në pushtet.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi konfirmoi gjithashtu se nuk do të dorëhiqet asnjë nga partia e tyre.
BDI do të mbetet në qeveri dhe asnjë nga ministrat e kësaj partie nuk do të japë dorëheqjen.
Ky lajm ka pasuar pas publikimit të lajmeve në disa portale se edhe ministra të BDI-së do të tërhiqen nga qeveria.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi përgënjeshtroi lajmet dhe theksoi se askush nga partia e tyre nuk dorëhiqet.
/Shqiptarja.com